“Nuk jemi aktivist, jemi themelues”, Sela merr kundërpërgjigjen

Ka ngjallur reagime të shumta të aktivistëve partiak të ASH-së, deklarata e djeshme e Ziadin Selës për indeks.mk, ku ka folur për pakënaqësitë brenda partiake.

Ai ka thënë se “Ata që flasin kanë të drejtë”, por ka mohuar se dikush brenda partisë e kundërshton kandidimin e tij.

Të menjëhershme kanë qenë reagimet e shumë anëtarëve, që kundërshtojnë rikandidimin e Ziadin Selës, ku disa nga ata të cilët kundërshtojnë janë edhe nënshkruesit e aktit të themelimit të kësaj partie.

Ata thuajse njëzëri, mohimit të Selës se gjoja nuk janë aktivistët që kundërshtojnë kandidimin e tij i përgjigjen ashpër duke I’a bë me dije se vërtet ata nuk ndjehen si aktivist të Ziadin Selës kur ky i fundit shkel rregullat dhe statutin e partisë , por janë aktivistë të Aleancës për Shqiptarët, që kundërshtojnë fuqishëm rikandidimin e tij , janë aktivistë që kanë ngritur zërin dhe mbrojnë demokracinë në parti.

Në vazhdim ju përcjellim vetëm disa nga reagimet e anëtarëve të ASH-së, që kundërshtojnë rikandidimin e Selës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Urdhëri për ndalimin e luftës, nuk përfillet nga Rusia

Story i radhës

“Funksionarët që nuk do të kursejnë do të sanksionohen”

Të fundit nga