Urdhëri për ndalimin e luftës, nuk përfillet nga Rusia

Rusia ka deklaruar se nuk do ta ndalë pushtimin e saj në Ukrainë, pasi Gjykata e Lartë e Kombeve të Bashkuara urdhëroi ndalimin e menjëhershëm.

Gjykata kishte thënë se ishte “thellësisht e shqetësuar” nga përdorimi i forcës nga Rusia.

Kremlini ka thënë se nuk do t’i kushtojë vëmendje urdhrit, duke akuzuar mediat perëndimore për përhapjen e “lajmeve të rreme monstruoze” në lidhje me konfliktin, shkruan Sky News, përcjell “Bota sot”.

Ajo goditi gjithashtu SHBA-në pasi presidenti Joe Biden e etiketoi Vladimir Putinin si “kriminel lufte”.

Një zëdhënës tha se Putin është një “figurë ndërkombëtare shumë e mençur dhe e kulturuar”.

Ata thanë gjithashtu se SHBA-ja ka bombarduar prej kohësh civilë dhe ka përdorur armë bërthamore në Japoni dhe në fund të Luftës së Dytë Botërore, zoti Biden “nuk ka të drejtë të mbajë leksione për Rusinë”.

I pyetur për raportet e progresit në bisedimet e paqes me Ukrainën, Kremlini tha se negociatorët rusë po vendosnin “energji kolosale” në diskutime – më shumë se Ukraina.

Kushtet e Rusisë për një marrëveshje paqeje janë “absolutisht të qarta” dhe mund të ndalojnë atë që po ndodh “shumë shpejt”, thanë ata.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shiffrin fiton Kupën e Botës, Mowinckel më e mira në supersllallom të madh

Story i radhës

“Nuk jemi aktivist, jemi themelues”, Sela merr kundërpërgjigjen

Të fundit nga