“Nuk jam i sigurt për sa kohë mund t’i mbijetoj kësaj”, thotë një banues në Ukrainë

Qyteti jugor Kherson ishte qyteti i parë i madh i Ukrainës që ra nën kontrollin rus javën e kaluar.

Hussain, i cili jeton atje me gruan dhe vajzën e tij trevjeçare, ka treguar për BBC se si është jeta në qytetin e pushtuar.

“Gjërat kanë qenë të qeta brenda qytetit, ju nuk shihni asnjë ushtar rus gjatë ditës”, thotë ai.

“Unë mendoj se problemi i qytetit nuk është lufta tani, ne po kalojmë dy çështje të ndryshme. Supermarketet tona janë bosh, nuk ka asgjë të ngrënshme”, shtoi ai.

Hussain thotë se i kanë mbetur vetëm patatet e skuqura dhe çokollata në shtëpinë e tij.

“Nuk e di sa kohë mund t’i mbijetoj kësaj”, thotë ai, duke shtuar se nuk mendon se do të ketë më ushqim së shpejti.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Qytetarët e Kosovës nën mëshiren e inflacionit”

Story i radhës

​FIFA kritikohet ashpër pas vendimit të ri për transferimet e lojtarëve që luajnë në Ukrainë

Të fundit nga