“Qytetarët e Kosovës nën mëshiren e inflacionit”

Rritja e përgjithshme e nivelit të çmimeve e filluar në shtator të viti të kaluar  ka dëmtuar në vazhdimësi buxhetin familjar dhe ka rritur koston e jetesës. Rritja e çmimeve të shportës se konsumit, rritja e çmimit të energjisë, rritja e çmimeve të karburanti, rritja e çmimeve të të gjitha të mirave përcjellëse po derivon probleme të shumta për qytetarët e sidomos për kategoritë sociale.

Problemet socio – ekonomike si shkalla e lartë e papunësisë, varfërisë, pagat e ulëta, standadi i ulët jetësor atakuan edhe më shumë  mirëqenien qytetare dhe për këto problematika fatkeqësisht qeveria ka mbetur spekaktore pa asnjë veprim apo plan konkret për t’iu dalur në ndihmë qytetarëve.

Rrjedhimisht, është ajo që ka proklamuar tërë kohën përmirësimin e mirëqënies dhe barazisë sociale, të varfurit të jetojnë me dinjitetshëm përmes lirimit të çmimeve të shportës fikse. Kriza e krijuar në konfliktin Rusi-Ukrainë do ta prek edhe më shumë Kosovën si vend i varur nga importi përtej kësaj fatkeqësie, me e madhe edhe propagandat, panika e karakterizuar edhe me mosveprim të intitucioneve për ta lehtësuar sadopak këtë situatë.

Janë 250 mijë njerëz qe aktualisht përfitojn nga skemat pensionale dhe 26 mijë familje nga skemat sociale, shto këtu edhe 27% të popullësis të cilët  janë të shkëputur nga tregu i punës të cilët me këtë trend të inflacionit veshtirë do ta kenë ta sigurojnë mirëqenien bazike, po ashtu edhe mbijetesën.

Qeveria duhet që përmes mekanizmave intervencionist të merr masa që të rris në një periudhë të caktuar pagat dhe pensionet si instrument monetar  për ta barasvlerësuar fuqinë blerëse përmes rritjes nominale të pagës. Qytetarët e Kosovës fatkeqësisht mbesin në mëshirën e infalcionit dhe importit, qeveria në gjumë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shfuqizimi i masave anti-COVID sot në mbledhje të Qeverisë së Maqedonisë

Story i radhës

“Nuk jam i sigurt për sa kohë mund t’i mbijetoj kësaj”, thotë një banues në Ukrainë

Të fundit nga