Qyteti jugor Kherson ishte qyteti i parë i madh i Ukrainës që ra nën kontrollin rus javën e kaluar.
Hussain, i cili jeton atje me gruan dhe vajzën e tij trevjeçare, ka treguar për BBC se si është jeta në qytetin e pushtuar.
“Gjërat kanë qenë të qeta brenda qytetit, ju nuk shihni asnjë ushtar rus gjatë ditës”, thotë ai.
“Unë mendoj se problemi i qytetit nuk është lufta tani, ne po kalojmë dy çështje të ndryshme. Supermarketet tona janë bosh, nuk ka asgjë të ngrënshme”, shtoi ai.
Hussain thotë se i kanë mbetur vetëm patatet e skuqura dhe çokollata në shtëpinë e tij.
“Nuk e di sa kohë mund t’i mbijetoj kësaj”, thotë ai, duke shtuar se nuk mendon se do të ketë më ushqim së shpejti.