nuk iu dha ndihme femijeve aksidentoi per vdekje dy femije zbardhet deshmia e nikoll radacit dola nga makina dhe 69faef5091427

“Nuk iu dha ndihmë fëmijëve”/ Aksidentoi për vdekje dy fëmijë, zbardhet dëshmia e Nikoll Radaçit: Dola nga makina dhe…

May 6, 2026
1 minut lexim

Zbardhen detaje të reja në lidhje me aksidentin tragjik në zonën e Ish Kënetës në Durrës, ku Nikoll Radaçi, në gjendje të dehur përplasi për vdekje dy fëmijë teksa po luanin në trotuar.

Në dosjen që disponon gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, Radaçi, pas aksidentit, është larguar nga vendi i aksidentit, ku jo vetëm që nuk u dha ndihmën fëmijëve, por është konstatuar nga shërbimet e policisë në rrugën “Petrit Llaftiu”, i cili u ka thënë se jam unë ai që kam bërë aksidentin dhe është shoqëruar për tek vendi i ngjarjes.

Ai ka deklaruar se rreth orës 14:00 ka dalë nga shtëpia bashkë me mjetin me targa AB 909 PC për të marrë një vegël pune tek një shoku i tij.

“Unë po drejtoja automjetin në korsinë e djathtë, papritur në rrugicë lagjeje doli një automjet, unë devijova për të shmangur këtë automjet dhe kam përfunduar sipër trotuarit të anës së majtë të rrugës. Pasi hipa mbi trotuar, jam përfshirë në aksident me disa fëmijë që ndodheshin mbi trotuar. Automjeti që unë drejtoja nuk ka arritur të ndalojë dhe kam shkuar disa metra më përpara. Unë dola nga makina dhe kam shkuar tek një dyqan aty pranë punonjësve të dyqanit, u kam thënë të njoftojnë policinë pasi kam bërë aksident. Unë kam qëndruar tek dyqani deri sa erdhi policia dhe më mori për në komisariat”, ka dëshmuar ai.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

nis regjistrimi i votuesve jashte vendit haxhiu me mesazh te forte per mergaten 69faeecc8c8da
Lajmi i mëparshëm

Nis regjistrimi i votuesve jashtë vendit, Haxhiu me mesazh të fortë për mërgatën

trump thote se do ta pezulloje operacionin per shoqerimin e anijeve ne ngushticen e hormuzit 69faef7ea509b
Lajmi i radhës

Trump thotë se do ta pezullojë operacionin për shoqërimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit

Të fundit nga

VLEN: BDI nuk di të jetojë në opozitë

Nga VLEN kanë reaguar ndaj akuzave të BDI-së për Izet Mexhitin. Nga VLEN thonë se “BDI paska filluar përsëri me filmin e vjetër”. “Populli thotë, ku të dhemb dhëmbi, aty shkon gjuha.

VLEN: BDI nuk di të jetojë në opozitë

Nga VLEN kanë reaguar ndaj akuzave të BDI-së për Izet Mexhitin. Nga VLEN thonë se “BDI paska filluar përsëri me filmin e vjetër”. “Populli thotë, ku të dhemb dhëmbi, aty shkon gjuha.
ShkoLartë