Sot ka filluar regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës. Me këtë rast, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka dërguar një mesazh për bashkatdhetarët.
Haxhiu, përmes video-mesazhit të saj në Facebook, u ka bërë thirrje mërgimtarëve të regjistrohen për të votuar, përcjell “Bota sot”.
“Të dashur bashkëatdhetarë, po ju drejtohem juve që për dekada e keni mbajtur Kosovën bashkë, në punë, në shtëpi, në gjuhë, në kujtesë dhe në dinjitet.
Afati i regjistrimit për të votuar jashtë vendit nis sot dhe vazhdon deri më 17 maj. Regjistrohuni për të votuar.
Ju keni qenë afër Kosovës edhe kur kufijtë, dhuna dhe largësia janë munduar t’iu mbajnë larg”.
Mes tjerash, ajo u bëri thirrje të bëhen pjesë e vendimmarrjes dhe të vazhdojnë kontroibutin e tyre.
“Vazhdoni kontributin tuaj për Republikën e Kosovës dhe bëhuni pjesë e vendimmarrjes.
Regjistrohuni me kohë. Ndihmoni njëri-tjetrin.
Flisni me familjarët, me miqtë dhe me të rinjtë që kanë lindur jashtë, por që Kosovën e kanë në zemër dhe në mendje”, u shpreh ajo.
Burimi: botasot.info


