nuk i kam borxh askujt arjan ndoja deshmon ne gjkko per atentatin ndaj tij ne vitin 2019 69ea1fe071873

“Nuk i kam borxh askujt” – Arjan Ndoja dëshmon në GJKKO për atentatin ndaj tij në vitin 2019

April 23, 2026
min lexim

Ish Prokurori Arjan Ndoja, aktualisht deputet i PD-së, ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) në gjyqin për të pandehurit në lidhje me atentatin ndaj tij në nëntor të vitit 2019. I vrarë mbeti Andi Maloku, ndërsa u plagosën vetë Arjan Ndoja si dhe Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi i Shijakut”.

Në këtë proces të pandehurit janë Amar Shkëmbi dhe Bledar Polovina, si të përfshirë në atentatin në mbikalimin e Shkozetit. Amar Shkëmbi nuk është paraqitur, por ka nënshkruar deklaratë se nuk do të shkojë në gjykim dhe do të përfaqësohet nga avokatët e tij.

Në dëshminë e tij, Ndoja ka deklaruar në atë kohë ushtronte detyrën e prokurorit në Durrës dhe, sipas tij, nuk kishte probleme apo konflikte të drejtpërdrejta, përveç “anatemimit nga figura të larta politike”.

Ai theksoi se nuk kishte asnjë informacion konkret mbi autorët dhe se nuk kishte pasur asnjë sinjal paralajmërues më parë. Ai deklaroi se nuk i njeh të pandehurit Amar Shkëmbi dhe Bledar Polovina, të cilët po gjykohen për këtë çështje. Gjithashtu, përmendi se emrin e Plaurent Dervishit e njeh vetëm nga një procedim i mëparshëm në Durrës.

“Përveçse nga ju si organ prokurorie, apo edhe nga vendimet gjyqësore, nuk ka ardhur askush të na takojë dhe të na thotë se ka ndodhur kjo gjë e arsyen pse e kanë bërë këtë gjënë. Të pandehurit e këtij procesi por gjithashtu edhe të bashkëpandehurit në një procedim të lidhur, unë nuk i njoh, Plaurent Dervishin e njoh si emër se ka pasur një procedim në Durrës.”, ka deklaruar ai.

Ish Prokurori Ndoja shtoi gjithashtu se, për shkak të sulmeve politike ndaj tij në atë periudhë për shkak të postit, kishte dyshime nëse mund të ishte vënë nën survejim nga struktura shtetërore, “për shkak të vettingut të famshëm”.

“Për shkak të sulmeve politike unë kam pasur dyshimet mos më kanë vënë shërbime të posaçme të policisë, për shkak të vettingut të famshëm, që shumica prej jush e kanë kaluar me sukses.”, ka thënë mes të tjerash ai.

Deklarata e Arjan Ndojës në GJKKO:  

Arjan Ndoja: Në 2019 kam qenë prokuror në Durrës. Përveç anatemimit që më kanë bërë figura të larta politike, nuk kam pasur asnjë lloje problematike tjetër, kam pasur në pronësi një automjet familjar që ishte në emër të bashkëshortes time. Një muaj para se të ndodhte një ngjarje që e ka përdorur shtetasi i ndjerë Andi Maloku.

Në datën 1 nëntor 2019 kam dal nga shtëpia si zakonisht në orën 7 të mëngjesit kam shkuar tek puna me Andi Malokun. Rreth orës 12 kam dalë nga puna dhe jam zhvendosur në drejtim të lokalit me emrin koral pasi kam qenë i ftuar për drekë me disa persona mes tyre Aleksandër Laho.

Nga ora 13:00 deri rreth orës 16:00 kam qëndruar aty, kemi qenë më dy makina, ejmi zhvendosur në drejtim të urës së Dajlanit. Në drejtim të automjetit ishte Andi Maloku pasi unë nuk ndihesha mire. Unë ndodhesha në vendin e parë dhe Aleksandër Laho ishte mbrapa, ai kishte dhe makinën e tij por erdhi me mua për të bërë muhabet. Kur kam dal nga lokali deri kur ka ndodhur ngjarja nuk kam konstatuar asgjë të dyshimtë.

Kur kemi kaluar gomisteria që nis kilometri i parë i autostradës deri tek ura e Shkozetit kanë nisur krismat, automjeti im ishte në karrexhatën ngjitur me trafik ndarësen. Në momentet e para nuk e kam kuptuar se ishin të shtënat me armë zjarri.  Krismat nuk kanë qenë më breshëri kanë qenë të ndara. Kanë qenë dy armë pasi bënin zhurma të ndryshme dhe intervali i kohës i gjuajtjes. Që kur kanë filluar krismat deri kur automjeti ka dalë nga rruga ka zgjatur rreth 20 sekonda. Kur u plagos i ndjeri Andi Maloku ai i dha gaz makinës dhe kemi goditur një nga barrierat e rrugës dhe kemi përfunduar jashtë rruge.  Kur kemi dal nga rruga dhe ka ndalu se ka ngec makina në kanal vetëm Andi Maloku ishte me i vetëdijshëm dhe ai ka marrë babin në telefon dhe i ka thënë babë na kanë gjujt. Kur kam tentuar të dal nga makina kam humbur ndjenjat dhe nuk më kujtohet më. Ndërsa Andi Maloku u rrëzua kur hapi derën sepse mesa duket plumbin e kishte në shtylle kurrizore.

Nuk kam mësuar as më pas idenë se kush na ka qëlluar. Për Andi Malokun kam dërgu njerëzit e mi që të interesoheshin për gjendjen e tij shëndetësore. Familjarët nuk dine asgjë por as i ndjeri nuk ka parë gjë se ato nuk kanë qëlluar paralel kanë qëlluar nga mbrapa.

Përveçse nga ju si organ prokurorie, apo edhe nga vendimet gjyqësore, nuk ka ardhur askush të na takojë dhe të na thotë se ka ndodhur kjo gjë e arsyen pse e kanë bërë këtë gjënë. Të pandehurit e këtij procesi por gjithashtu edhe të bashkëpandehurit në një procedim të lidhur, unë nuk i njoh, Plaurent Dervishin e njoh si emër se ka pasur një procedim në Durrës.

Unë pushimet në 2019 i kam bërë në Shëngjin pasi kam një shtëpi atje.  Unë përgjithësisht për drekë ulesha tek Koral dhe tek një lokal Kamelia tek shkëmbi i Kavajës. Përpara ngjarjes unë nuk kam parë asgjë të dyshimtë.  Për shkak të sulmeve politike unë kam pasur dyshimet mos më kanë vënë shërbime të posaçme të policisë, për shkak të vettingut të famshëm, që shumica prej jush e kanë kaluar me sukses.

Nuk kam pas dyshime zoti prokuror se po të kisha pasur dyshime nuk do rrija në rrugë që të mësonin dorën në mua. Erjol Halilajn kur e kam parë në gjyq jam kujtuar që e kam pas parë në Durrës.

Tek une nuk ka ardhur askush për të na takuar, por di që tek familja e Andit kanë vajtur 3-4 veta për tu takuar. Por më mirë e di babi i Andit, që ju e keni edhe dëshmitar. Mua s’me ka sjell askush porosi. Rastësisht në gjykatën e Durrësit kam takuar xhaxhin e Eriol Halilajt, më tha që kishte dashtur të vinte të më takonte, i thashe pse nuk vjen, më tha por ja nipi im. I thashë po cfare di ti për nipin.

Prokurori: Dor Shabën e njihni, të ka sjell porosi.

Arjan Ndoja: Unë e njoh, por nuk më ka sjellë asnjë porosi. Nuk kam asnjë pasuri në zonën e Gjirit të alëzit. Vullnet Muçën se njoh, por nëse bëhet fjalë për Vullnet Muharremin, vëllain e Pëllumb Muharremit e njoh.  Në makinë time përveçse atë ditë s’ka udhëtu ndonjehrë. Por takime kemi pasur por s’kemi pasur asnjë lidhje biznesi me të.

Halit Valterin e njoh por nuk e kam takuar ndonjëherë për punën e ngjarjes, di që i ka ardh një CD nga babi i Andi Malokut, që të transmetonte pamjet e makinës që u gjet në shkafan.

Kur kam dal ne punë, kam takuar Basir Mecen krejt rastësisht, i kam thënë Basirit që më ka ardh një informacion që këtë ngjarje ma ka bërë Plaurent Dervishi, dhe që djali jot mund të ketë qenë në dijeni. I kam thënë hiqe djalin nga Shqipëria deri sa të sqarohen rrethanat e ngjarjes. I kam thënë kur të krijoj bindjen time për këtë gjënë do të ta them, që të marrësh masat e tuaja. Unë edhe sot ja ku jam sepse nuk i kam borxh askujt.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kraja me vdekjen e qosjes perfundon epoka e idealisteve te medhenj 69ea1ef673bf4
Lajmi i mëparshëm

Kraja: Me vdekjen e Qosjes përfundon epoka e idealistëve të mëdhenj

david dhe victoria beckham shkelqejne me stil te kombinuar ne new york 69ea217761eca
Lajmi i radhës

David dhe Victoria Beckham shkëlqejnë me stil të kombinuar në New York

Të fundit nga

ShkoLartë