kraja me vdekjen e qosjes perfundon epoka e idealisteve te medhenj 69ea1ef673bf4

Kraja: Me vdekjen e Qosjes përfundon epoka e idealistëve të mëdhenj

April 23, 2026
1 minut lexim

Ish-kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), Mehmet Kraja, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të akademikut dhe shkrimtarit Rexhep Qosja, duke e cilësuar atë si “zërin e ndërgjegjes së zgjuar kombëtare”.

Në reagimin e tij, Kraja shkruan se me vdekjen e Qosjes mbyllet një epokë e idealistëve të mëdhenj, të cilët, sipas tij, folën për kombin me një zë që tejkalonte kufizimet e kohës.

“Rexhep Qosja ishte zëri i ndërgjegjes së zgjuar kombëtare: bashkë me të merr fund epoka e idealistëve të mëdhenj, të cilët për kombin folën me zë që kumbon larg dhe tejkalon kufizimet e kohës”, ka shkruar Kraja.

Ai thekson se Qosja zë një vend nderi në historinë e mendimit shqiptar, pranë rilindësve, duke e vlerësuar veçanërisht kontributin e tij në historinë e letërsisë shqipe. Sipas Krajës, vepra e Qosjes tashmë është klasikë dhe referencë e patejkalueshme në fushën e historisë së letërsisë.

Megjithëse pranon se nuk është pajtuar gjithmonë me qëndrimet e Qosjes, Kraja thotë se e ka çmuar vazhdimisht mendimin e tij, duke e cilësuar si një patriot që edhe kur gabonte, ishte i motivuar nga zhgënjimi dhe dashuria për atdheun.

“Për shumë gjëra nuk jam pajtuar me Rexhep Qosjen, por gjithmonë e kam çmuar mendimin e tij, sepse ai edhe kur gabonte, nuk mund të ishte gjë tjetër pos patriot i zhgënjyer”, ka shkruar Kraja.

Në reagimin e tij, ish-kryetari i ASHAK-ut ka ngritur edhe kritika ndaj institucionit, duke thënë se disa anëtarë duhet ta “pastrojnë ndërgjegjen” për mënyrën se si, sipas tij, iu mbyll dera e Akademisë Rexhep Qosjes.

“Sekush në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka punë ta pastrojnë ndërgjegjen e tij, pse ia mbyllën derën e këtij institucioni Rexhep Qosjes. Duhet të gjejnë kurajë dhe ta pastrojnë ndërgjegjen edhe ata që shpifën, e shkelën dhe u përpoqën ta njollosnin emrin e tij. I përjetshëm qoftë kujtimi për Rexhep Qosjen!”, ka shkruar Kraja.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

pentagoni do duhen 6 muaj per te pastruar hormuzin nga minat e vendosura nga irani 69ea1e2cde9e0
Lajmi i mëparshëm

Pentagoni: Do duhen 6 muaj për të pastruar Hormuzin nga minat e vendosura nga Irani

nuk i kam borxh askujt arjan ndoja deshmon ne gjkko per atentatin ndaj tij ne vitin 2019 69ea1fe071873
Lajmi i radhës

“Nuk i kam borxh askujt” – Arjan Ndoja dëshmon në GJKKO për atentatin ndaj tij në vitin 2019

Të fundit nga

ShkoLartë