Nuk heqin dorë nga Superliga!

April 3, 2022
1 minut lexim

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka rinisur temën e Superligës dhe i është drejtuar PSG-së dhe Manchester City. Ideja për formimin e një Superlige evropiane ra në heshtje për pak kohë. Këtë herë presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka folur drejtpërdrejt me drejtuesit e Manchester Cityt dhe PSG-së.

Alexander Ceferin me ndihmën e Nasser Al Kelaifi fitoi betejën e parë, por patjetër do të ketë më shumë për të bërë në të ardhmen në lidhje me këtë cështje. Florentino Perez, Andrea Agnelli dhe Joan Laporta nuk do të heqin dorë nga synimet e tyre gjithashtu.

Kur u shfaqet mundësia më e vogël, atyre u kujtohet plani i tyre. Deklaratat e fundit të njeriut të parë të Barcelonës iu drejtuan veçanërisht njerëzve nga Paris Saint-Germain dhe Manchester City, Nasser el Kalaifi dhe Sheikh Mensour bin Zayed.

Joan Laporta thotë se klubi i tij nuk është imun ndaj marrëveshjeve të sponsorizimit nga bota lindore dhe kritikon ndikimin në rritje të parave arabe, amerikane dhe kineze në futbollin evropian. “Projektin do ta promovojmë së bashku me Florentino Perezin, me të cilin flas shpesh.

Superliga është një mënyrë për të ruajtur futbollin europian, por është e qartë që duhet të përshtatemi me kornizat e UEFA-s, pa shkatërruar kampionatet kombëtare. Ky është thelbi”, tha Laporta.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

A do të bëhet Teuta ambasadore? Përgjigjet Osmani

Story i radhës

Çifti i njohur i aktorëve, prindër për herë të parë!

Të fundit nga

ShkoLartë