Nuk flet me babain prej kohësh, Fotini Derxho i bën thirrjen e ndjerë

July 15, 2023
1 minut lexim

Teksa ripërsëriti eksperiencën e saj në “Big Brother VIP”, Fotini Derxho i preku të gjithë me historinë e saj. Ajo rrëfeu se prej kohësh nuk flet me babain.

E ftuar sot në “S’e luan topi”, Fotinia për herë të parë e prekur i bëri thirrje atij për të shkrirë akullin e krijuar mes tyre.

“Jam rritur dhe tani kuptoj shumë mirë gjërat. Tani nuk mbaj më inate në zemër. Në çdo lloj momenti që ai të jetë i gatshëm të krijojmë një raport të mirëfilltë do isha e hapur pse jo”, tha ish-banorja.

Ndër të tjera Fotini shtoi se në problemet që ka kapërcyer, i ka arritur vetëm me të vëllanë, prandaj mbetet e vështirë krijimi i një marrëdhënie pas gjithë hapësirës së krijuar.

“Është një situatë që nuk mund të rregullohet me dy fjalë, kanë ndodhur shumë gjëra që të vrasin shpirtërisht në momentin që i përjeton. Është shumë e vështirë ta mbulosh me dy fjalë hapësirën që ka ngelur. Situata të ndryshme dhe probleme që ai s’ka qenë prezent, mua e vëllait na është dashur t’i përballojmë si jetimë. E vështirë të mbushet hapësira me dy fjalë ose përqafim është e vështirë”, u shpreh ajo.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mungon ilaçi i bebeve në Neonatologji, prindërit e blejnë atë deri në 700 €

Story i radhës

Halil Sylejmani përgëzon Muhamet Ramadanin për medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian U23

Të fundit nga

ShkoLartë