“Nuk është koha për t’u kthyer”/ Klitschko paralajmëron ata të cilët janë larguar nga Kievi

April 16, 2022
1 minut lexim

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko ka dhënë një mesazh pa kompromis për të gjithë ukrainasit që janë larguar nga qyteti javët e fundit – tani nuk është koha për të menduar për kthimin në shtëpitë e tyre.

Disa banorë janë kthyer në shtëpi ditët e fundit pas dy javësh qetësie relative në kryeqytet, por Klitschko vuri në dukje se kishte pasur një sulm me mortaja në lagjen Darnytskyi gjatë natës, shruan BBC, përcjell Bota sot.

Dhe kjo erdhi pas sulmit rus të së premtes në një fabrikë që prodhonte raketa lundrimi kundër anijeve Neptun, si ato që goditën anijen luftarake ruse Moskva.

Klitschko, ish-kampioni botëror i boksit në peshat e rënda, tha se banorët duhet të jenë të kujdesshëm ndaj sulmeve të mëtejshme dhe gjithashtu rrezikut të minave tokësore në pjesët veriore të qytetit.

Dhe ai shtoi në kanalin e tij zyrtar Telegram: “Ata kievianë që u larguan më herët dhe tashmë do të kthehen në kryeqytet, ju kërkoj të përmbaheni nga kjo dhe të qëndroni në vende më të sigurta”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

S’ka mbaruar ende, Loredana dhe Mozzik janë sërish bashkë

Story i radhës

Ukraina: 1 mijë e 449 njerëz janë evakuuar sot nga qytetet

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë