nuk eshte jozi loredana puthet ne buze me 67f940f5acbea

Nuk është Jozi, Loredana puthet në buzë me…

April 11, 2025
1 minut lexim

Puthjet në buzë në këtë edicion të katërt të “Big Brother VIP” nuk kanë munguar.

Këto puthje nuk i kanë dhënë vetëm çiftet që janë krijuar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, po edhe banorët e tjerë për lojë, për argëtim apo edhe gjatë një debati.

Një puthje ka ndodhur ditën e sotme mes Danjës dhe Loredanës dhe shkak është bërë një sfidë e Eker për të gjithë banorët.

Secili prej banorëve do të konsumonte pijen me shijen e tyre të preferuar si dhe do të kryenin një urdhër sekret. Nëse këto urdhra zbatohen me sukses atëherë ato do të marrin një super dhuratë.

“Në tavolinë ke dy pipa, ndaj kefirin tënd me një banor dhe krijoni një situatë romantike”, ishte sfida për Loredanën.

Image

Një puthje ka ndodhur ditën e sotme mes Danjës dhe Loredanës

Banorja fillimisht tha duke qeshur emrin e Laertit, por më pas tha Jozin. Teksa ky i fundit po thoshte ja të mendoj, Loredana ndryshoi emër e tha atë të Danjës.

Banorja e pranoi kërkesën e Loredanës dhe pasi pinë në të njëjtën shishe, ata i dhuruan njëra-tjetrës një ‘baby kiss’.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

arrestohen shtate persona te kerkuar nga gjykata 67f93fc136882
Story i mëparshëm

Arrestohen shtatë persona të kërkuar nga gjykata

tragjedia ne kocan prokuroria propozon qe tre nga te arrestuarit per te kalojne ne arrest shtepiak 67f944f117426
Story i radhës

Tragjedia në Koçan/Prokuroria propozon që tre nga të arrestuarit për të kalojnë në arrest shtëpiak

Të fundit nga

ShkoLartë