irfan hysenbelliu dhe paolo berlusconi takohen ne milano hapin rrugen per bashkepunim ne biznes e media 680fd028c883a

Irfan Hysenbelliu dhe Paolo Berlusconi takohen në Milano, hapin rrugën për bashkëpunim në biznes e media

April 28, 2025
1 minut lexim

Gjatë një vizite pune në Itali, Presidenti i “Hysenbelliu Group” dhe i “Focus Media News”, zoti Irfan Hysenbelliu, shoqëruar nga i biri Fatmir Hysenbelliu, ka zhvilluar një takim me biznesmenin dhe botuesin Paolo Berlusconi, vëllanë e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi.

Takimi i zhvilluar në Milano u përqendrua në mundësitë e bashkëpunimit në fushat e biznesit dhe mediave, duke hapur mundësi të reja për partneritete strategjike midis të dyja palëve.

Ky bashkëpunim i mundshëm pritet të sjellë përfitime të ndërsjella dhe të kontribuojë në forcimin e lidhjeve mes vendeve.

Në shenjë mirënjohjeje dhe kujtimi, Paolo Berlusconi i dhuroi presidentit Hysenbelliu një album nga jeta e Silvio Berlusconit, një simbol i respektit dhe lidhjeve të forta mes dy botëve të biznesit dhe medias.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

transparenca eshte hapi i pare qe nje shoqeri te jete e pergatitur per te luftuar korrupsionin 680fca8e79b63
Story i mëparshëm

Transparenca është hapi i parë që një shoqëri të jetë e përgatitur për të luftuar korrupsionin

mos konstituimi i kuvendit hasani kundershton perfshirjen e presidentes osmani 680fd99119878
Story i radhës

Mos konstituimi i Kuvendit, Hasani kundërshton përfshirjen e presidentes Osmani

Të fundit nga

Zelensky arrin në Ankara për bisedime me Erdoganin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka arritur në kryeqytetin turk, Ankara, për një seri bisedimesh të rëndësishme me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Kjo vizitë vjen në një moment delikat për situatën
ShkoLartë