Nuk është aspak një lajm i mirë për Realin

November 8, 2022
1 minut lexim

Real Madrid pësoi humbjen e parë sezonale ndaj Rayo Vellacono në transfertë, duke humbur kështu edhe vendin e parë në renditje.

Pas 13 javësh, skuadra e Ancelotti-t numëron 32 pikë dhe pozicionohet në vendin e dytë, me dy pikë më pak se rivali i përjetshëm, Barcelona.

Nëse ndalemi për të analizuar skuadrën, ajo që bie në sy menjëherë është fakti se, Real Madrid, në këtë sezon pëson rregullisht dhe ky nuk është aspak një lajm i mirë, apo një statistik për t’u krenuar.

“Los Blancos” deri më tani kanë luajtur 20 ndeshje, duke nisur nga Superkupa e Europës përballë Frankfurt-it dhe në total kanë pësuar në 15 ndeshje dhe vetëm në 5 prej tyre, kampionët e Europës e kanë mbajtur portën e paprekur.

Mbrëmjen e të hënës, Reali jo vetëm u ndëshkua, por pësoi 3 gola dhe kjo ishte hera e dytë në këtë edicion, pas disfatës ndaj Leipzig në Champions League, me të njëjtin rezultat, 3-2.

Përballë Rayo-s, Reali dhe Courtois u ndëshkuan në ndeshjen e 5 radhazi dhe madrilenënt nuk e mbajnë portën e paprekur që nga 19 tetori, në përballjen ndaj Elche-s në transfertë.

Në total, skuadra e Ancelotti-t ka pësuar 19 gola, 10 prej tyre në 7 ndeshjet e fundit, duke treguar se mbrojtja është “thembra akilit” në këtë edicion dhe diçka duhet të ndryshoi.

Madrilenët disponojnë emra shumë të rëndësishëm në mbrojtje, si Rudiger, Militao, Mendy apo Alaba, por tani duket se edhe këto emra nuk japin më siguri.

Merkato e dimrit është përpara dhe drejtuesit e klubit, tani mund të mendojnë seriozisht për ndërhyrje në janar që të përforcojnë repartin e prapavijës, pasi viti 2023 do të nis me shumë vrull.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Revista People shpall burrin më seksi për vitin 2022

Story i radhës

Zgjedhjet e 14 majit/ Agron Duka: Nuk do të garoj në primare për bashkinë e Durrësit. Ja kandidati që PAA do mbështesë

Të fundit nga

ShkoLartë