Nuk e njihte, vetëm i kishte dëgjuar këngët, Sara flet për takimin e parë me Ledrin

min lexim

Historia e njohjes së Sara Hoxhës dhe Ledri Vulës është fiks si në filma. Ai një yll i muzikës, ndërsa ajo një vajzë e thjeshtë, e cila nuk e njihte. Në një intervistë për Prive, Sara ka treguar si ishte takimi i parë me Ledrin dhe ç’mendoi në ato çaste.

“Emrin Ledri Vula e kisha dëgjuar, edhe këngët, thjesht nuk kisha një figurë që mund ta lidhja me emrin dhe në momentin që e pashë thashë: ‘Ëm, qenka i mirë ky’. Nuk e prisja që të ishte ai Ledri,” –tregoi Sara.

Ndërsa sa u përket tre tipareve që i pëlqejnë më shumë te Ledri, ajo tha:

“Një nga tiparet që e vlerësoj është se është shumë punëtor. [E dyta] Nuk është ziliqar, mundohet të marrë edhe dikë me vete, nuk punon vetëm për veten. Nuk e di a mund ta quaj virtyt, por thjesht fakti që ai është një baba shumë i mirë, është e treta,” -u shpreh ajo.

Sara foli sërish për takimin e parë me prindërit e Ledrit, duke e përshkruar si shumë të sikletshëm, megjithëse ata u treguan shumë të dashur me të. Ajo rrëfeu po ashtu se ka një marrëdhënie shumë të mirë me nënën e Ledrit, Xheraldinën, me të cilën mund të flasë lirisht kur zihet me Ledrin dhe ajo mban gjithmonë anën e Sarës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Shtetet botërore që nuk kanë lumenj

Story i radhës

Kupa e Gjermanisë nis me dy eliminime të bujshme!

Të fundit nga