Nuk duhet ta lejojmë më Rusinë të diktojë kushtet e krizës në Ukrainë

May 31, 2022
min lexim

Javët e fundit, publiku perëndimor ka qenë i fiksuar pas pyetjes “Çfarë po ndodh brendamendjes së VladimirPutinit?”. Ekspertët perëndimorë pyesin vazhdimisht veten:A po i thonë të gjithë të vërtetat njerëzit përreth tij? Është i sëmurë apo po çmendet? A mos po e shtyjmë atë në një cep, ku nuk do të shohë asnjë rrugëdalje tjetër për të shpëtuar fytyrën e tij, përveç përshkallëzimit të konfliktit në një luftë totale?

Ne duhet ta ndalim fiksimin që kemi pas “vijës së kuqe”, këtë kërkim të pafundëm për ekuilibrin e duhur midis mbështetjes për Ukrainën dhe shmangies së luftës totale. “Vija e kuqe” nuk është një fakt objektiv:vetë Putini po e ri–vizaton atë gjatë gjithë kohës.

Madje edhe ne po ndihmojmë në ri–vizatimin e saj përmes reagimet tona ndaj aktiviteteve të Rusisë. Një pyetje e tipit “A e tejkalon vijën e kuqe shkëmbimi midis SHBA–së dhe Ukrainës i të dhënave të inteligjencës?” na bën të harrojmë faktin themelor:ishte vetë Rusia,ajo që e kaloi vijën e kuqe, duke e sulmuar Ukrainën. 

Pra, në vend se ta perceptojmë veten si një grup që thjesht reagon ndaj Putinit, një gjeni i keq i padepërtueshëm, ne duhet ta kthejmë shikimin nga vetja jonë:Çfarë duam ne, “Perëndimi i lirë” në këtë çështje? Ne duhet të analizojmë paqartësinë e mbështetjes sonë ndaj Ukrainës,me të njëjtin ashpërsi që analizojmë edhe qëndrimin e Rusisë. 

Ne duhet të dalim përtej standardeve të dyfishta të përdorura sot tek vetë establishmenti iliberalizmit evropian. Mos harroni se si në traditën liberale perëndimore, kolonizimi justifikohej shpesh në termat e të drejtave të njerëzve që funksiononin. 

Xhon Lok, filozofi i madh i Iluminizmit dhe avokati i të drejtave të njeriut, i justifikoi kolonët e bardhë që rrëmbenin tokat nga amerikanëve vendas, me një argument të çuditshëm majtist kundër pronës së tepërt private. 

Premisa e tij ishte që një individi duhet t’i lejohet të zotërojë aq tokë sa është në gjendje tapërdorë në mënyrë produktive, dhe jo pjesë të mëdha toke, të cilat ai nuk është në gjendje t’i përdorë (dhe më pas t’ua japë me qira të tjerëve). Në Amerikën e Veriut, siç e pa ai, indigjenët përdornin sipërfaqe të mëdha toke kryesisht vetëm për gjueti.

Në krizën e vazhdueshme në Ukrainë, të dyja palët po i paraqesin veprimet e tyre si diçka që thjesht duhej tabënin:Perëndimi duhej ta ndihmojë Ukrainën që të qëndrojë e lirë dhe e pavarur. Ndërkohë Rusia u detyrua të ndërhynte ushtarakisht për të mbrojtur sigurinë e saj. Shembulli i fundit:Ministria e Jashtme ruse pretendon se Rusia do të “detyrohet të ndërmarrë hapa hakmarrës” nëse Finlanda anëtarësohet në NATO. Jo, ajo nuk do të “detyrohet”, ashtu siç nuk ishte e “detyruar” të sulmonte Ukrainën. Ky vendim duket “i imponuar” vetëm nëse pranohet e gjithë moria e supozimeve ideologjike dhe gjeopolitike që mbështesin politikën ruse.

Këto supozime duhet të analizohen nga afër, dhe pa asnjë tabu. Shpeshherë dëgjohet të thuhet se duhet të vendosim një vijë të rreptë ndarjeje midis politikës së Putinit dhe kulturës së madhe ruse. Por kjo vijë ndarëseështë shumë më poroze sesa mund të duket në pamje tëparë. 

Ne duhet të hedhim poshtë me vendosmëri idenë se pas vitesh përpjekjesh plot durim për tazgjidhur krizën ukrainase përmes negociatave, Rusia u detyrua në fund ta sulmonte Ukrainën.Askush nuk detyrohet në asnjërast të sulmojë dhe të asgjësojë një vend të tërë. Rrënjët e këtij agresioni janë shumë më të thella. Unë jam gati t’i quaj siç duhet:metafizike.

Anatoli Çubais, babai i oligarkëve rusë (ai që orkestroi privatizimin e shpejtë në Rusi në vitin 1992), deklaroi nëvitin 2004: “Unë e kam rilexuar të gjithë veprën e Dostojevskit gjatë 3muajve të fundit. Dhe nuk ndjej asgjë tjetër veç urrejtje pothuajse fizike për atë burrë. Ai është padyshim një gjeni, por ideja e tij mbi rusët si njerëz të veçantë, të shenjtë, kulti i tij i vuajtjes dhe zgjedhjet e rreme që paraqet, më bëjnë të dëshiroja t’i grisja tëgjitha librat e tij”. 

Ndërsa nuk e pëlqej Çubais për politikën që ka ndjekur, mendoj se ai ka të drejtë për Dostojevskin, i cili ofroi shprehjen “më të thellë” të kundërshtimit midis Evropës dhe Rusisë: individualizmi kundër shpirtit kolektiv, hedonizmi materialist kundrejt frymës së sakrificës.

Rusia e paraqet tani pushtimin e saj si një hap të ri në luftën për dekolonizimit, kundër globalizimit perëndimor. 

Në një artikull të botuar në fillim të këtij muaji, ish-presidenti rus Dimitri Medvedev, aktualisht zëvendëssekretar i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, shkruante se “bota është në pritje të rënies së idesë së një bote me në qendër Amerikës, dhe shfaqjen e aleancave të reja ndërkombëtare të bazuara në kritere pragmatike” (natyrisht me termin “kritere pragmatike” nënkuptohet shpërfillje e të drejtave universale të njeriut).

Prandaj ne duhet të vizatojmë edhe “vijat e kuqe”, por në një mënyrë që e bën të qartë solidaritetin tonë me vendet në zhvillim. Medvedev parashikon se për shkak të luftës në Ukrainë “në disa shtete, mund tëshpërthejë zija e bukës për shkak të krizës ushqimore”, një deklaratë cinike që të lë pa frymë. 

Tashmë rreth 25 milionë tonë drithë po kalbet dalëngadalë në Odesa, ose e ngarkuar në anijet ose nëmagazina, pasi porti është i bllokuar nga marina ruse. “Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara (WFP) ka paralajmëruar se nuk rihapen portet në Ukrainën Jugore,miliona njerëz rrezikohen seriozisht nga uria”–raporton Newsweek.

Evropa premton që ta ndihmojë Ukrainën ta transportojë grurin nëpërmjet trenave dhe kamionëve. Por kjo nuk mjafton. Duhet një hap më shumë:një kërkesë e qartë për hapjen e portit të Odesës për eksportin e drithit, duke përfshirë edhe dërgimin atje të anijeve ushtarake mbrojtëse. 

Në lojë nuk është vetëm Ukraina, por siguria ushqimore për qindra miliona njerëz në Afrikë dhe Azi. Pikërisht këtu duhet të vizatohet “vija e kuqe” ndaj Rusisë. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi kohët e fundit:“Imagjinoni për një moment sikur lufta e Ukrainës tëndodhë në Afrikë, apo në Lindjen e Mesme. Imagjinoni sikur Ukraina është Palestina dhe Rusia është Shtetet e Bashkuara”.

Siç pritej, krahasimi i konfliktit në Ukrainë me gjendjen e vështirë të palestinezëve “ofendoi shumë izraelitë, të cilët besojnë se nuk ka ngjashmëri”. Sado që më duken të neveritshme deklaratat e Lavrov, ai ndonjëherë e manipulon me shkathtësi të vërtetën.

Është e vërtetë: perëndimi liberal është hipokrit, dhe i zbaton standardet e veta në mënyrë shumë selektive. Por hipokrizi do të thotë të shkelësh standardet që shpall, dhe në këtë mënyrë je i hapur ndaj kritikave. Ajo që ofron Rusia është një botë pa hipokrizi, sepse nuk njeh asnjë standard etik global.

Ajo praktikon thjesht “respektin pragmatik” për dallimet. Ne e kemi parë qartë se çfarë do të thotë kjo, kurmenjëherë sapo rimorën pushtetin në Afganistan, telebanët nënshkruan një marrëveshje me Kinën. Pra Kina njeh regjimin e ri, ndërsa talebanët do të injorojnë atë që Kina po u bën ujgurëve. 

Ky është në thelb, globalizimi i ri që mbron dhe propagandon Rusia. Dhe e vetmja mënyrë për të mbrojtur atë që ia vlen të ruhet në traditën tonë liberale, është të këmbëngulësh me forcë në universalitetin e saj. Në momentin që vetë ne përdorim standarde të dyfishta, nuk jemi më pak “pragmatikë” se Rusia.

Shënim:Slavoj Zizek, filozof slloven me famë ndërkombëtare. Ai është profesor në Universitetin e Nju Jorkut dhe drejtor i Institutit Birkbek për Shkenca Humane në Universitetin e Londrës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

7 veprime me të cilat po dëmtoni smartfonin tuaj

Story i radhës

Këto janë katër ligjet kryesore që të ndihmojnë të jesh në paqe me veten

Të fundit nga

ShkoLartë