Nuk do të ketë më vaksinime tek ‘Air Albania’, ministria e Shëndetësisë tregon ku do të zhvendoset

1 minut lexim

Vaksinimi në Stadimun ‘Air Albania’ do të zhvendoset pranë qendrave shëndetësore nga data 1 Maj.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se, shërbimi i vaksinimit pranë pikës së përqëndruar në Stadiumin “Air Albania” në Tiranë, do të transferohet pranë qendrave shëndetësore.

“Duke filluar nga data 1 Maj, ekipi i vaksinatorëve dhe mjekëve, do të jetë në shërbim pranë qendrave shëndetësore, aty ku do të vijojë ÇDO DITË vaksinimi antiCOVID.

Për të kryer vaksinën antiCOVID, kontaktoni mjekun tuaj të familjes.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore.

Bazuar në rekomandimin e Komitetit të Ekspertëve të Vaksinimit, do të vijohet edhe me vaksinimin me dozë të katërt të qytetarëve mbi 60 vjeç dhe atyre me sistem imunitar të kompromentuar, 4-6 muaj pas dozës së tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Arteta flet për gjendjen e Saka dhe Tomiyasu

Story i radhës

Kampionati Kombëtar i futbollit 5×5, shpallen fituesit

Të fundit nga