Nuk do ta besoni se çfarë rrengu përdori djali i Liam-it për të mos shkuar në shkollë

February 13, 2022
1 minut lexim

Liam Payne ka zbuluar gjatë një interviste se djali i tij, i quajtur Bear, ka gjetur një mënyrë ‘djallëzore’ për të mos shkuar në shkollë.

Ish-ylli i “One Direction”,shpjegoi se 4-vjeçari, është ‘mjaft i zgjuar’ me rrengjet e tij.

Duke folur drejtpërdrejt për historinë e tij në Instagram, Liam dha një pasqyrë të rrallë të jetës së tij familjare me të voglin e tij dhe tha se ishte ‘krenar’.

Një fans e pyeti Liam se si ishte djali dhe ai u përgjigj se “Bear është mirë” para se të tregonte historinë gazmore.

Këngëtari shpjegoi:

“Ai shkoi në shkollë një ditë tjetër, dhe mendoj se mësoi se nëse kemi Covid nuk kemi pse të shkojmë në shkollë, gjë që është mjaft e ‘poshtër’ por edhe mjaft e zgjuar. Ai e kuptoi se nëse thonte ‘Unë kam virusin’, atëherë do të merrte ditën e pushimit nga shkolla.”

Liam gjithashtu tha se:

“Me sa duket shkoi aq larg sa ai i tha mësueses… ‘Unë as nuk e dija se çfarë ishte një virus kur isha katër vjeç’. Unë nuk jam krenar për të në një farë mënyre, por jam i kënaqur me nivelin e dredhive, dredhive fëminore.”

Liam dhe Cheryl mirëpritën djalin e tyre në vitin 2017 dhe u ndanë në vitin 2018 pas lidhjes katër vjeccare, por që nga ajo kohë kanë qenë bashkë prindër të Bear dhe kryesisht preferojnë ta mbajnë jetën e tyre private.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Formacionet zyrtare: Milan – Sampdoria

Story i radhës

“Aromë Mynihu në ajër”/ Sekretari britanik i Mbrojtjes komenton situatën në Ukrainë

Të fundit nga

Milani fiton në Bratisllavë 

Milani ka marrë pikë të plota në Bratisllavë.  “Rossonerët” shënuan fitore me rezultat 3:2 ndaj Sllovanit. Për Mlanin shënuan Pulisic (21′), Leao (68′) e Abraham (71′) dhe për vendasit Barseghyan (24′) e
ShkoLartë