“Nuk do lejojmë kalimin e kamionëve”- Banorët e 4 fshatrave në Zall Herr protestë kundër guroreve: Na kanë dëmtuar banesat e rrugët!

September 18, 2023
1 minut lexim

Banorët e katër fshatra të njësisë administrative të Zall Herr janë ngritur sërish në protesta kundër guroreve në zonë, që sipas tyre po u shkatërrojnë rrugët e banesat.

Ata shprehen se guroret i kanë dëmtuar ujin e pijshëm, i cili u vjen në rubinetet e çezmave i turbullt.

Ndërsa shprehet se institucionet nuk kanë reaguar për kërkesat e tyre, ndaj nga dita e sotme (18 shtator) s’do lejojnë kalimin e kamionëve.

 “Që nga sot nuk do të lejojmë asnjë kamion. Nuk ka asnjë reagim nga institucionet. Sot ndaj e organizuam këtë protestë që të vihen në dijeni. Se ata mund të thonë se nuk jemi vënë në dijeni. Probleme kemi dhe për ujin e pijshëm. Guroret na kanë dëmtuar ujin e pijshëm. Se shi nuk ka rënë, uji nuk pihet është i turbullt. Banesat kanë rënë 300 metra, janë plasaritur”, tha një prej banorëve të zonës.

Banorët shprehen se janë harruar nga politika dhe në zonën e tyre s’ka asnjë investim në infrastrukturë.

Ndërsa shtuan në orën 16:00 do të përshkallëzojnë protestën e tyre, se do të bllokojnë rrugën ku kalojnë kamionët e guroreve.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Osmani në Nju-Jork: Vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Afrikës së Jugut dhe takimi me vendet e Ballkanit Perëndimor

Story i radhës

Mahmuti: Do të jem dëshmitar në procesin gjyqësor ndaj Pjetër Shalës në Hagë

Të fundit nga

A sulmoi Rusia aeroplanin në Kazakistan?

Rrëzimi i një aeroplani në Kazakistan me 38 viktima po shkakton spekulime për shkak të dëmeve të pazakonta në pjesën e jashtme të mjetit fluturues. Ndërkohë, Rusia paralajmëron kundër përfundimeve të nxituara

Skenarët/ Nëse do të ndodhte një stuhi diellore

Imagjinoni sikur energjia elektrike të ndërpritej papritur dhe të mos kthehej për orë, ditë apo javë të tëra. Vështirësitë fillestare, si mungesa e televizorit apo frigoriferit, do të shndërroheshin shpejt në një
ShkoLartë