Nuhiu: Të jemi gjithmonë kërkues, kampionati është i gjatë

October 7, 2022
1 minut lexim

Në prag të ndeshjes (nesër 13.00) së dhjetë të elitës së futbollit të Kosovës, Drita – Trepça ‘89, kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu dhe futbollisti Muharrem Jashari, njoftuan për përgatitjet dhe atmosferën në klub. 

Nuhiu vlerësoi kundërshtarin, duke theksuar se Drita duhet të qaset me përgjegjësi dhe të shfrytëzoj potencialin që ka.

“Kemi mësuar shumë nga ndeshja e kaluar, sepse gjithmonë Trepça 89’ ka pasur futbollistë cilësorë dhe ka treguar lojë të bukur. Pa diskutim që të gjitha energjitë dhe i gjithë fokusi është te ndeshja e nesërme.

Kemi marrë të gjitha masat për të mbyll pikat e tyre të forta dhe për të shfrytëzuar potencialin tonë. Me shumë syqelësi dhe përgjegjësi do të futemi në ndeshje që nga minuta e parë, duke kërkuar lojë të bukur nga futbollistët për të shkuar te ai tre pikëshi, i cili është shumë i rëndësishëm”, ka thënë Nuhiu.

Gjatë konferencës u diskutua për ecurinë e deritanishme, rezultatet dhe rivalitetin në pjesën e mbetur të kampionatit.

Në këtë rast, trajneri i FC Drita asnjëherë nuk është e vetëkënaqur me sukseset dhe nga ndeshja në ndeshje kërkon më tepër.

“E shohim si ecuri pozitive, por gjithmonë duhet të kërkojmë më tepër. Asnjëhere nuk do të kënaqemi me sukseset e arritura dhe nuk do t’i vëmë vetes limite, sepse kemi mundësi dhe cilësi të bëjmë edhe më tepër.

Ekipi është i kompletuar dhe tashmë njohin njëri-tjetrin. Personalisht, më plotëson skuadra se si është duke luajtur dhe sigurisht që ka vend gjithmonë për t’u përmirësuar nga ndeshje në ndeshje.

Tashmë i njohim skuadrat kundërshtare dhe po shohim një kampionat të rivalizuar, ku në cdo ndeshje duhet të bësh maksimumin për të marrë më të mirën. Kemi shumë ndeshje deri në fund duhet t’i marrim një nga një, pastaj të shohim ecurinë.”, ka përfunduar Nuhiu.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shenjat që tregojnë se keni nevojë të qëndroni për pak kohë vetëm

Story i radhës

“Rroftë dashuria”, deputetja e Vetëvendosjes zbulon anën romantike të Albin Kurtit

Të fundit nga

Gresa, Rovenës: Na ofendove dhe na bullizove

Debat mes Rovenës dhe Gresës ka pasur edhe mbrëmjen e djeshme. Gresa akuzoi Rovenën për ofendime dhe bullizëm ndaj saj dhe banorëve. “Na fyeve, na ofendove na bullizove, kështu fol ti”, i
ShkoLartë