Nuhiu për rastin “Alfa” dhe të tjerët: Nuk ndjehemi fajtor për vendimet që sjell gjyqësori

min lexim

Zëvendësministri i drejtësisë nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Agim Nuhiu i ftuar në “Rruga drejt”, vlerëson se ai dhe subjekti i tij politik, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), nuk ndjehen fajtor për vendimet gjyqësore, përfshi dhe rastin Alfa.

Sipas tij të gjitha kuadrot e BDI-së në kohën që kanë udhëhequr këtë dikaster kanë bërë më të mirën e mundshme, shkruan Alsat.

“Nuk mund të flasim për përgjegjësi politike të BDI-së për raste të cilat janë raste që duhet të kenë epilog gjyqësor. Megjithatë ne jemi parti që jemi në pushtetin shtetëror dh sigurisht që se kemi pasur njerëz të parë që kanë udhëhequr me dikasterin e drejtësisë, tani më përfaqësohemi me pozitën e zëvendësministrit dhe sigurisht përgjegjësia e subjektit tonë është brenda kompetencave të pushtetit ekzekutiv. Dhe sigurisht që ne nuk e kemi gjyqtarin ose prokurorinë dorë që të mund të diktojmë se çfarë vendimesh gjyqësore do të duhet të ndërmarrin. Megjithatë në aspektin e kompetencave si pushtet ekzekutiv, të gjithë ministrat paraprak derisa janë ballafaquar me sfidat e kohës, kanë bërë më të mirën të mundshme. A ka pasur mundësi që të bëhet edhe më shumë, sigurisht që ka pasur mundësi që të bëhet edhe më shumë, megjithatë dëshiroj të theksoj që njëri prej ministrave të drejtësisë, pikërisht sot njihet me politikën e vet institucionale që i ka dhënë fuqi përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në fushën e gjyqësorit”, deklaroi Agim Nuhiu, zëvendësministër i Drejtësisë.

Ju thoni që BDI-ja nuk ndjen përgjegjësi politike për këtë rast?

“Sigurisht që ne nuk mund të ndihemi fajtor për vendimet që i sjell gjyqësori, sepse kemi të bëjmë me pushtete të ndara. Atë dua ta theksoj paraprakisht për opinionin, se kuadrot të cilat udhëheqin me dikasterin e drejtësisë ata kanë kompetencat e tyre për të dhënë infrastrukturën”, u përgjigj Nuhiu./ Alsat.mk

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

MPJ-Maqedoni: Mendimet e anëtarëve të Komisionit për Histori nuk duhet të interpretohen si qëndrime shtetërore

Story i radhës

Nuhiu: Për rastin Alfa ajo që duhej bërë nga prizmi politik, është bërë

Të fundit nga