Nuhiu: Për rastin Alfa ajo që duhej bërë nga prizmi politik, është bërë

Zëvendësministri i drejtësisë, Agim Nuhiu deklaron se për rastin e Rexhail Qerimit ekziston një raport zyrtar dhe sipas tij në rast se ekziston edhe dyshimi më i vogël, atëherë me këtë do të merren organet kompetente.

Ndërkohë që sipas tij ajo që duhej bërë nga prizmi politik për këtë rast, është bërë.

“Për rastin “Alfa”, ajo që duhej të bëhej nga prizmi i politikës, është bërë. Nga ana e pushtetit ekzekutiv është bërë, për opinionin tanimë është e njohur se zyrtar të caktuar të subjektit që unë i takoj, kanë ndihmuar që të sigurohet ekspertiza në shtetin e huaj. Ne disa ditë më parë kemi bërë të njohur edhe qëndrimin se Gjykata nuk duhet të neglizhoj çështjen e procedurës dhe kjo ka ndodhur disa ditë para se të ndodh vdekja. Sepse plotësohen të gjitha kondiktat në aspektin formal që kjo ekspertizë të merret si mjet prove për përsëritjen e procedurës. Dhe tani gjyqtari është ai i cili gjatë procesit gjyqësor në fund do të duhet të sjell vendimin meritor, ka ose nuk ka fajësi”, tha Nuhiu në “Rruga Drejt”, në Alsat./ Alsat.mk

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nuhiu për rastin “Alfa” dhe të tjerët: Nuk ndjehemi fajtor për vendimet që sjell gjyqësori

Story i radhës

Ministri Shaqiri: Agresivitet më është dukur reagimi i prindërve, jo Ëmbla që është me Down Syndrome

Të fundit nga