Nuhiu i Dritës flet për shortin

1 minut lexim

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka folur për shortin e Ligës së Konferencës. Drita në raundin e parë kualifikues të kësaj gare, do të përballet me Inter Turkun e Finlandës.

Ndeshjen e parë, më 7 korrik, Drita do ta luajë në Finlandë kurse të kthimit pas një jave në Kosovë.

“Në këto nivele çdo skuadër ka cilësitë dhe vlerat e veta, prandaj kundërshtari ynë meriton respekt maksimal dhe një analizë të detajuar. Kemi kohën e mjaftueshme për të analizuar ekipin e FC Inter Turku, pasi që kampionati në Finlandë është ende duke u zhvilluar. Kjo na mundëson që të marrim edhe më tepër informacione për kundërshtarin tonë dhe ne të vazhdojmë punën e përgatitjet”, ka thënë trajneri Nuhiu për faqen zyrtare të Dritës në Facebook.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Fitorja historike e Ansamblit Nacional të këngëve e valleve popullore shqiptare në festivalin “Duna Carneval”

Story i radhës

Kur do të aplikohen masat për përballjen e krizës? Përgjigjet Bytyqi

Të fundit nga