Nostalgji për brezat e shkuar, të cilët dashuronin vërtet dhe e mbronin familjen me çdo kusht

min lexim

“Jam infermiere dhe sot një paciente më ka treguar mbi dashurinë e saj që zgjati plot 61 vjet. “Unë u martova në vitin 1945, kur paratë nuk na mjaftonin. Ama unë dhe im shoq donim të martoheshim gjithsesi. Unë kisha disa vathë që m’i kishte dhuruar gjyshja ime, ama i rregullova dhe bëra me to unazat tona të martesës.

Për përvjetorin e 50-të të martesës, fëmijët naorganizuan një festë të madhe dhe bëmë shumë foto, të cilat nëkohën tonë as që mund të mendoheshin. Pas vitit të 61-të tëmartesës, im shoq vdiq, ama unë ende e ruaj unazën e martesës sonë, edhe pse më rri e gjerë dhe e kam ngushtuar me pambuk rreth e qark”. – Ultimi romantici

Kanë qenë një brez me kaq shumë vuajtje, me kaq shumëmangësi, por që prapë kanë dashur pafund dhe kanë krijuar familje të mrekullueshme. Në ditët e sotme, me vështirësinë e parë që shfaqet, preferohet më mirë ndarja, se sa lufta së bashku për t’ia dalë mbanë. Duke krahasuar gjeneratat me njëra-tjetrën, arrihet të kuptohet më mirë diferenca. Nga një brez me mangësi pafund, por me përkushtim maksimal për ta mbrojtur familjen, kemi kaluar në një brez që nuk i mungon asgjë, por që me problemin e parë vendos t’i japë fund gjithçkaje.

Ne harrojmë ndonjëherë se gjëja më me vlerë që kemi në jetë, është familja. Asgjë nuk ka vlerën e saj. Në fund të jetës, nuk ke për t’u mbajtur mend për pasurinë që ke vendosur, apo për emrin që ke bërë në profesion, por për dashurinë që ke falur dhe për familjen që ke krijuar. Ndaj, duhet t’i mendojmë mirë gjërat dhe të investojmë kohë dhe energji në atë që vërtet ka vlerë për ne. Një familje e mirë është arritja më e madhe e çdo individi…

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Papa dhe Hitleri: Zbulime të reja vërtetojnë heshtjen e qëllimshme të Vatikanit ndaj shfarosjes së hebrenjve

Story i radhës

Juan Mata ka ofertë nga Amerika

Të fundit nga