north west anulon turneun e saj te pare muzikor vetem pak dite para nisjes 6a6c713da399d

North West anulon turneun e saj të parë muzikor vetëm pak ditë para nisjes

July 31, 2026
1 minut lexim

Turneu i parë muzikor i North West është anuluar vetëm pak ditë para nisjes së planifikuar.

Vajza 13-vjeçare e Kim Kardashian dhe Kanye West ishte paraparë të niste turneun 14-ditor “Kimokawaii” së bashku me reperen Molly Santana më 5 gusht, por shumica e datave janë hequr nga platformat e shitjes së biletave.

Koncertet e planifikuara në Dallas, Toronto dhe Los Angeles figurojnë si të anuluara, ndërsa edhe datat e tjera të turneut janë hequr nga faqja zyrtare e Molly Santana-s, shkruan DailyMail.

Vetë North konfirmoi lajmin përmes një postimi në InstaStories, ku shkroi: “Isha shumë e emocionuar që do të shkoja në turne me Molly Santana-n.

Fatkeqësisht, kjo nuk do të ndodhë më, por kam diçka të veçantë për ju. Shihemi së shpejti.” Ajo nuk dha asnjë arsye për anulimin.

Edhe Molly Santana reagoi në rrjetet sociale, duke u kërkuar falje fansave që kishin blerë bileta dhe duke premtuar se do ta kompensojë mbështetjen e tyre në të ardhmen.

Turneu ishte paralajmëruar në qershor dhe do të përfshinte koncerte në disa qytete të SHBA-së, përfshirë Houston, New York, Boston, Chicago, Phoenix dhe Atlanta. Në javët e fundit, Kim Kardashian kishte promovuar projektin në rrjetet sociale.

Anulimi vjen vetëm pak muaj pasi North publikoi EP-në e saj debutuese “N0rth4evr”, duke shënuar hapat e parë në industrinë muzikore.

Ajo ka performuar më herët edhe përkrah babait të saj, Kanye West, si dhe është shfaqur në projekte muzikore të artistëve të tjerë. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sulmet ruse ne ukraine tre te vrare dhe 31 te plagosur 6a6c707057046
Lajmi i mëparshëm

Sulmet ruse në Ukrainë, tre të vrarë dhe 31 të plagosur

kontroll ne gostivar gjenden droge dhe municion arrestohet nje person 6a6c73e2187e2
Lajmi i radhës

Kontroll në Gostivar, gjenden drogë dhe municion, arrestohet një person

Të fundit nga

ShkoLartë