kontroll ne gostivar gjenden droge dhe municion arrestohet nje person 6a6c73e2187e2

Kontroll në Gostivar, gjenden drogë dhe municion, arrestohet një person

July 31, 2026
1 minut lexim

Sot, në orën 07:30, zyrtarët policorë të SPB Gostivar kanë arrestuar D.S. (58) nga fshati Raven i Gostivarit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij dhe objektet ndihmëse, i kryer me urdhër gjykate, janë gjetur dhe sekuestruar lëndë pluhur e bardhë, marihuanë dhe fishekë për pistoletë.

Personi është ndaluar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

north west anulon turneun e saj te pare muzikor vetem pak dite para nisjes 6a6c713da399d
Lajmi i mëparshëm

North West anulon turneun e saj të parë muzikor vetëm pak ditë para nisjes

bilall kasami i mbush 51 vjet sot e ka ditelindjen 6a6c753148a8d
Lajmi i radhës

Bilall Kasami i mbush 51 vjet, sot e ka ditëlindjen!

Të fundit nga

ShkoLartë