Noka: Anëtarësia vendos se kush do ta përfaqësojë, jo shotata Basha-Bardhi

Një nga drejtuesit e Grupit të Rithemelimit Flamur Noka ka votuar sot në mesditë në Primaret që po zhvillohen në Bashkinë Vorë.

Në një prononcim për mediat Noka tha: “Sot çdo demokrat ndjen fuqinë dhe vlerën e tij në përfaqësimin e pushtetit. Kjo është falë Partisë Demokratike, falë kuvendit të saj të datës 11 dhjetor që sanksionoi në statut Primaret”.

Më tej Noka shtoi, sot është një hap i madh ndër demokratët pasi anëtarësia vendos se kush do ta përfaqësojë.

Kjo është ndryshe nga modeli i zarfave dhe emërimeve. Sot demokratët e Vorës vendosin vetë. Pjesëmarrja do të jete e shkëlqyer dhe të jeni të sigurtë se do ta kalojmë edhe numrin e votimeve të referendumit. Ata që janë anëtarë real të PD po vijnë të votojnë.

Beteja është përballe regjimit, sigurisht se në këtë betejë përballë regjimit edhe stërkëmbëshat që hedh Shoqata Basha – Bardhi.

Kandidatë janë përfaqësues të denjë të qytetarisë së Vorës” tha deputeti demokrat.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

ССМ бара утре да бидат прифатени барањата за зголемување на минималната плата и исплата на К-15 за јавниот сектор

Story i radhës

Dy skiatore me kohë të njëjtë në vend të parë

Të fundit nga