Noizy shfaqet duke kënduar në një version ndryshe

1 minut lexim

Teksa edhe vetëm 3 ditë kanë mbetur nga koncerti “Alpha Show” i organizuar nga Noizy, reperi publikon çdo ditë më shumë detaje të reja.

Dhe me sa duket kështu ka bërë edhe së fundmi, duke zbuluar një detaj nga performanca e tij.

Noizy publikoi në profilin e tij në Instagram një video gjatë provave me orkestrën, ku reperi këndon një version akustik të këngës “A po të kujtohet”.

Duke pasur parasysh performancat dhe këngët e reperit, mund të themi se kjo është hera e parë që e shohim duket kënduar në këtë version.

Duket se ky version i këngës do të jetë pjesë e performancës së tij në “Alpha Show”, të paktën kështu ka lënë të kuptohet vetë ai me mbishkrimin që i ka vendosur videos: “Prova.”

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rritja e çmimit të karburantit, Panariti: Dyfish më shtrenjtë për shqiptarët e varfër, ja sa kushton një litër naftë në SHBA

Story i radhës

Zhbllokohet rezultati, Ballkani në disavantazh kundër Klaskvik

Të fundit nga