noizy kerkohet nga policia diskoteka ne gjilan organizon sonte koncert a do te arrestohet reperi shqiptar 66b07108da109

Noizy kërkohet nga Policia, diskoteka në Gjilan organizon sonte koncert – A do të arrestohet reperi shqiptar?

August 5, 2024
1 minut lexim

Shteti i Kosovës dështoi sërish ta vë para drejtësisë një ndër reperët më problematik të showbizit shqiptar, Rigels Rajku, i njohur si Noizy.

Loja e tij dhe ‘kurthi’ në të cilin dyshohet se ranë organet e rendit, ia mundësoi atij që edhe të shtunën të mbante koncertin në diskotekën ‘Venom’ edhe pse është lëshuar urdhërarrest ndaj tij.

Raportimi aktivizoi organet e rendit të dielën mbrëma, pasi u shpërfaq mashtrimi i reperit, të cilit padyshim se i ndihmoi edhe diskoteka.

Siç duket, një tjetër diskotekë e pret sonte Noizyn për një tjetër ndejë, ndonëse Policia e Prokuroria janë vënë në ndjekje të tij.

Disoteka ‘Stop’ në Gjilan njoftoi mbrëmë se Noizy të hënën do të mbajë një koncert aty.

“A e keni prit edhe ju ni suuper artist e me dhez Stopin. 5 Gusht – @noizy. Rezervoni TANI!” – thuhet në postimin e lëshuar pak pas orës 22:00. 

Në këtë postim, diskoteka është vërshuar nga komentet e shumta, kryesisht negative, që lidhen me rrahjen brutale në të cilën dyshohet se ka gisht reperi.

Por a do të ketë guxim Noizy edhe sonte ta sfidojë shtetin apo do të bie në prangat e Policisë së Kosovës, kjo pritet të shihet.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ukrainasit publikojne pamjet e sistemit te rralle artilerik rus qe hidhet ne ere 66b06eb2ec942
Story i mëparshëm

Ukrainasit publikojnë pamjet e sistemit të rrallë artilerik rus, që hidhet në erë

zgjedhjet vitin tjeter ne vjeshte mund te mbahen vec nese kurti dorehiqet 66b0732573cc3
Story i radhës

Zgjedhjet vitin tjetër, në vjeshtë mund të mbahen veç nëse Kurti dorëhiqet

Të fundit nga

Live: Granit Xhaka në Madrid

21.01.2025 – 20:47 Juve favorit (E plotësuar) – Gjithçka gati Ndeshjet Atletico Madrid – Bayer 0:0 Benfica – Barcelona 0:0 Bologna – Dortmundi 0:0 Club Brugge – Juventusi 0:0 Cërvena Zvezda –
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë