blindohet veriu sigurohet me police te kosoves dhe trupa shtese te kfor it 678ff81272660

Blindohet veriu – sigurohet me Policë të Kosovës dhe trupa shtesë të KFOR-it

January 21, 2025
1 minut lexim

Lëvizjet i bëjnë të shpeshta duke monitoruar situatën.

Jo vetëm mbi urën e Ibrit, pjesëtarë të KFOR-it tash do të shihen më shumë në katër komunat veriore së bashku me Policinë e Kosovës.

Kjo pasi Aleanca Ushtarake NATO, ka vendosur të rrisë numrin prej 200 ushtarakëve Italian në Kosovë, siç thuhet, për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë para zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani tha se po vazhdon koordinimi me KFOR-in dhe janë marrë masat e sigurisë.

“Nuk është ndonjë befasi që numri i policëve shtohet ose zbritet është shtu numri i policëve në veri të vendit sidomos pas shpërthimeve të fundit dhe rasti i Iber-Lepencit, ndërsa sa i përket KFOR-it unë nuk mund të flas për shtimin e numrit ttë tyre. Atë çfarë mund të them është që ne kemi një bashkëpunim shumë të mirë me ta sidomos në zonën kufitare. Kemi patrullime të përbashkëta të koordinume dhe sinkronizuar”.

Arben Dashevci ekspert i sigurisë, tha se rritja e pjesëtarëve të KFOR-it tregon  se vëmendja është për të rritur sigurinë bashkë me Policinë e Kosovës.

“Policia e Kosovës dhe instancat e sigurisë e kanë kapacitetin e plotë për veprim në cdo territor të Republikës së Kosovës, mirëpo në çdo shtim në këto situata të caktuara vetëm sa e siguron sigurinë duke pas parasysh sa shumë e kemi luftuar pasigurinë në këtë shtet këtë e shoh si mbarëvajtje të qetësisë, lirisë, demokracisë dhe të votohet lirshëm si në çdo vend të Bashkimit Evrpian”, ka deklaruar ai.

Masat e sigurisë edhe nga ana e policisë u morën për të parandaluar çdo sulm të mundshëm pas atij të kanalit kryesor në Iber – Lepenc në Varage të Zubin Potokut.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

rama takohet me zelenskyn ne davos nenshkruam nje marreveshje te rendesishme ne fushen e sigurise 678fee760487c
Story i mëparshëm

Rama takohet me Zelenskyn në Davos: Nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme në fushën e sigurisë

live granit xhaka ne madrid 678ffb99ea8a9
Story i radhës

Live: Granit Xhaka në Madrid

Të fundit nga

Ninja: Video-loja Overwatch është e vdekur

Streameri i njohur Ninja thotë se Overwatch është “i vdekur”, pas shpalljes së video-lojës, Marvel Rivals. Video-loja Marvel Rivals frymëzohet pikërisht prej Overwatch, si nga mënyra se si janë dizajnuar personazhet, ashtu
ShkoLartë