Nju Jorku ndalon gërmimin e kriptomonedhave me energji të prodhuar nga lëndët djegëse

June 3, 2022
1 minut lexim

Nju Jorku mund të bëhet shteti i parë Amerikan që dëbon gërmimin e kriptomonedhave me energji të prodhuar nga burime që lëshojnë karbon.

Lajmi erdhi pasi ligjvënësit e shtetit Amerikan miratuan rregulloren e cila bllokon operacionet e reja të gërmimin e kriptomonedhave dhe njëkohësisht ndërpret aktivitetin e atyre në shkelje të rregullave të reja.

Aprovuar nga Senati i Nju Jorkut, rregullorja kaloi votimin me shumicën e senatorëve që vendosën në favor të saj.

Rregullorja kërkon një moratorium dy vjeçar ndaj operacioneve të gërmimit të kriptomonedhave proof-of-work me energji të prodhuar nga nafta.

Gjithashtu vendos limite konsumi për operacionet ekzistuese. Por rregullorja nuk ndalon asnjë operacion që furnizohet me energji nga burime të rinovueshme.

Debatet rreth impaktit mjedisor të gërmimit të bitcoin nuk janë diçka e re. Sipas Cambridge Bitcoin Electricity Consumption Index, nëse rrjeti bitcoin do të ishte një vend, do të renditje i 32 në botë mes Argjentinës dhe Holandës për nga konsumi. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​OKB: Mbi 800 milionë persona do të përballen me pasiguri ushqimore

Story i radhës

Drejtori i agjensisë së punsimit Murati në takim me ambasadorin e RMV-së në Kroaci Milaim Fetai

Të fundit nga

ShkoLartë