njohja e dokumenteve te kosoves nga serbia po e lehteson kalimin e mergimtareve 63a8d936b58d0

Njohja e dokumenteve të Kosovës nga Serbia po e lehtëson kalimin e mërgimtarëve

December 25, 2022
1 minut lexim

Mërgimtarët gjithandej Evropës ia kanë mësyrë Kosovës për t’i kaluar festat e fundvitit. E në pikën kufitare në Merdare, të dielën nuk është se pati kolona, por vetëm shtim të numrit të automjeteve që hynin.

Zyrtarët policorë në dy korsi po mundohen që mërgimtarëve që vijnë në Kosovë për festat e fundvitit, t’ua bëjnë sa më të shkurtë pritjen.

Disa prej mërgimtarëve thanë se kanë pritur nga 30 minuta deri në dy orë në kufijtë ku kaluan. Kjo për ta është shumë më pak se herëve të kaluara.

Njohja e dokumenteve të Kosovës nga ana e Serbisë po shihet si lehtësim për kalim sa më të shpejtë kufitar.

Ndërsa, gjatë qëndrimit të ekipit të Klan Kosovës në Merdare, dy qytetarë që tentuan të hynin në Kosovë u arrestuan nga Policia.

Televizioni e pati të pamundur gjatë të dielës të marrë ndonjë informacion për shkaqet e prangosjes së tyre nga ana e forcave të rendit.

MARKETING

RENT A CAR

zjarrfikesit e kamenices ia shpetojne jeten nje personit imeri moment krenarie 63a8d711a3a40
Story i mëparshëm

Zjarrfikësit e Kamenicës ia shpëtojnë jetën një personit, Imeri: Moment krenarie

abazoviq uron per krishtlindje eshte bukur kur te gjithe jemi se bashku 63a8da5f27773
Story i radhës

Abazoviq uron për Krishtlindje: Është bukur kur të gjithë jemi së bashku

Të fundit nga

ShkoLartë