Jurgen Klopp ka folur në lidhje me lëndimet e Mohamed Salah dhe Virgil Van Dijk.
Salah luajti vetëm 33` minuta në finalen e Kupës FA, pasi pësoi një lëndim që e detyroi të lë më herët fushën.
Përveç tij i lënduar në këtë takim ndaj Chelsea doli edhe qendërmbrojtësi Van Dijk.
Pas ndeshjes ishte vet trajneri i ‘Reds’ që tregoi se Salah ka lëndim më serioz se holandezi.
I pyetur për gjendjen e Salah, menaxheri i Liverpool, Jurgen Klopp tha për ITV: “Mendoj se Mo është pak më keq se Virg, ai është në rregull. Ai e ndjeu pak shqetësim. Shpresoj se do të jenë mirë. Ne e kemi skuadrën”, ishin fjalët e Klopp.
Lëndimi i dy prej lojtarëve kryesor erdhi në një kohë të papërshtatshme për Liverpoolin, pasi përballë vetës kanë tri ndeshje shumë vendimtare deri në përfundimin e sezonit.
Mbetet të shihet se sa do të zgjas rikuperimi i tyre.