Legjendat e boksit, në krye me Aziz Salihun, fituan katër medalje në Lojërat Mesdhetare në Latakia të Sirisë.
Katër boksierët e asaj kohe, ishin pjesë e klubit më të suksesshëm në histori të shqiptarisë, KB Prishtina!
Aziz Salihu u stolis me medalje të artë në kategorinë super të rëndë (+91 kg). Salihu ka qenë i jashtëzakonshëm!
Aziz Salihu
Agim Latifi u stolis me medalje të artë në kategorinë velter (-67 kg)! Latifi tregoi mjeshtrit e tij në Siria.
Agim Latifi
Fatmir Makolli fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë e mesme (- 71 kg). Makolli bëri paraqitje fantastike.
Fatmir Makolli
Afrim Majanci fitoi medaljen e bronztë në kategorinë e lehtë (-60 kg). Majanci boksoi për mrekulli në Latakia.
Afrim Majanci
Këto medalje i arritën para 35 viteve por në petkun e reprezentacionit të ish Jugosllavisë (përbëhej nga Kroacia, Sllovenia, Kosova, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia, Vojvodina dhe Serbia).