Njihuni me horoskopin nga data 4 deri me 10 Prill 2022

April 3, 2022
min lexim

Dashi

Këtë javë do të jeni në qendër të vëmendjes në çdo situatë. Të martën, të lindurit e kësaj shenje do t’i përqendrojnë energjitë në shërbim të gjërave të rëndësishme, atëherë kur Venusi do të futet në shenjën e dashit dhe do t’i bëjë ata më të ndjeshëm ndaj lidhjeve dhe dashurisë. Të enjten, nën ndikimin e hënës së re, do të tregoheni entuziastë për të marrë vendime pa rrezikuar që të gaboni. Pra, ky është momenti i përshtatshëm që të provoni të bëni gjithçka të nevojshme për të qenë protagonistë dhe për të përjetuar gjithçka që dëshironi.

Demi

Do të vendosni të provoni të tregoheni objektivë duke u distancuar të paktën për një moment nga pasionet dhe gjërat materiale. Të martën, Venusi nuk do të ushtrojë ndikimin e tij në shenjën tuaj duke ju bërë të ndiheni të padukshëm për një moment dhe kështu më në fund do të mund t’u kushtoni vëmendje gjërave që ju interesojnë. Mërkuri do të jetë planeti i vetëm që me ndikimin e tij do t’ju bëjë t’ju vijnë në mendje idetë dhe zgjidhjet për gjërat praktike. Ka ardhur momenti që të kujdeseni për gjërat që ju ndihmojnë të jetoni më mirë. Provoni të bëni të enjten diçka që ju lejon të ndiheni më mirë si nga ana fizike edhe emocionale.

Binjakët

Do të ndiheni energjikë dhe do të keni dëshirë për të vepruar. Entuziazmi dhe forca juaj do t’ju lejojnë të bëni pa shumë mund gjërat që i konsideroni të rëndësishme. Duke filluar nga dita e martë, Mërkuri do t’ju bëjë që të mos ndiheni në qendër të gjithçkaje, por kjo mund të jetë interesante. Edhe sepse nuk do ta ndieni ndikimin e Venusit, gjë që në javët e kaluara nuk ju ka ndihmuar gjithmonë që t’i përjetoni lehtësisht gjërat e këndshme. Në fund, hëna e re e ditës së enjte mund t’ju ndihmojë të krijoni njohje ose miqësi të reja.

Gaforrja

Shkëmbimi mes Venusit dhe Mërkurit do t’ju lejojë të ndiheni në paqe për sa i takon anës emocionale. Për këtë arsye do të ndieni emocione më të thella. Dielli do t’ju ndihmojë të përjetoni vetëm anën më të mirë të njerëzve që keni pranë, por mos e ekzagjeroni me pasionet dhe iniciativat. Edhe pse të enjten, hëna e re do t’ju japë energjinë e nevojshme që të ndryshoni diçka në raport me punën dhe angazhimet. Pra, kjo do të jetë java e përshtatshme për të hedhur bazat për gjërat e reja dhe që të keni një fat më të mirë.

Luani

Dielli me ndikimin e tij pozitiv do t’ju japë energjinë e nevojshme për të përballuar ditët në vazhdim. Nga mesi i javës do të përjetoni raporte të shkëlqyera me partnerin, atëherë kur më në fund do të arrini ta kuptoni njëri-tjetrin. Do të keni raporte të mira edhe me punën dhe do t’i përballoni me entuziazëm situatat në zyrë. Përfitoni të enjten nga ndikimi i hënës së re për të marrë një iniciativë të vogël ose të madhe që mund të ndryshojë diçka në të tashmen tuaj. Të shtunën Urani do t’ju bëjë të ndiheni origjinalë dhe jotolerantë. Paralajmërimi i vetëm ju vjen nga Mërkuri që ju rekomandon të bëni më shumë kujdes me shpenzimet.

Virgjëresha

Duket se këtë herë fati i të lindurve të kësaj shenje varet nga zhvendosjet e Mërkurit dhe të Venusit, planetë që të martën, një ditë e rëndësishme për ju, do të ndryshojnë në mënyrë radikale të tashmen e tyre. Të shikojmë se si. Venusi nuk do të ndikojë më negativisht në shenjën tuaj, gjë që për disa javë ju ka bërë më pak diplomatikë ose të gatshëm për të përjetuar situatat e ndryshme. Kështu do t’i përjetoni më lehtësisht raportet në çift ose në shoqëri. Mërkuri do të nisë një fazë të gjatë miqësie duke ju bërë të ndiheni më të fortë dhe do të mund t’i projektoni idetë dhe qëllimet tuaja në një nivel më të rëndësishëm. Lajme të shkëlqyera.

Peshorja

Saturni do t’ju ndihmojë që ta pranoni më lehtësisht ndikimin negativ të Venusit duke ju bërë që të tregoheni më të vëmendshëm ndaj të tjerëve. Falë ndikimit të Mërkurit do të hapet një stinë e re e pasur në ide dhe zgjidhje të lehta. Do të keni më pak përgjegjësi dhe më shumë liri. Mos harroni hënën e re të ditës së enjte, cila do t’ju japë energjinë e nevojshme për të ndryshuar raportet emocionale. Bëni diçka të re, por vetëm duke bashkëvepruar me personin që dashuroni.

Akrepi

Momenti i pushimit mbaroi. Tani për ju parashikohet vëmendje më e madhe për gjërat praktike dhe materiale dhe nuk është momenti për t’iu përkushtuar argëtimit. Në ditët në vazhdim nuk do të ndiheni shumë të ngarkuar, por më pas Venusi s’do ta bëjë të parezistueshme çdo formë argëtimi. Të martën Mërkuri do të fillojë ndikimin negativ dhe kjo do të përbëjë sfidë për ju në aspektin ekonomik, në lidhje me punët, investimet dhe fitimet. Me pak fjalë, të enjten është mirë të bëni disa ndryshime në të tashmen, atëherë kur hëna e re do t’ju bëjë më të vëmendshëm ndaj gjërave të rëndësishme.

Shigjetari

Do të jetë dielli ai që do të përcaktojë fatin e ditëve në vazhdim. Të martën do t’ju bëjë praktikë dhe të vëmendshëm ndaj gjërave të rëndësishme. Të mërkurën do t’ju bëjë që t’u shmangeni pasioneve të tepruara dhe personave që pretendojnë shumë nga të gjithë. Falë bashkëveprimit me Uranin, në fundjavë do të ndiheni entuziastë dhe do të përjetoni ndryshime. Ju ndërkohë si adhurues të lirisë do të jeni vënë në veprim edhe falë ndikimit të hënës së re dhe do të bëni gjërat që ju argëtojnë dhe ju bëjnë të ndiheni më mirë. Ja pse kjo do të jetë një javë e pëlqyeshme për ju.

Bricjapi

Dielli do t’ju bëjë të ndiheni të pasigurt duke ju vënë në dukje si gjërat e mira edhe ato më të sikletshmet. Të martën, për shembull, bashkëveprimi mes diellit dhe Saturnit do t’ju ndihmojë që të jetoni më mirë me të tjerët dhe që ta pranoni ndihmën dhe bashkëpunimin e tyre pa problem. Të mërkurën do të jetë nevoja të tregoheni më të vëmendshëm në fushën e ndjenjave, sepse jo gjithmonë do të ndieni energjinë e nevojshme për të përmbushur objektivat tuaja. Për këtë do t’ju ndihmojë Mërkuri, i cili me siguri do t’ju bëjë të reflektoni më shumë për të zgjidhur çdo problem. Besojini mendjes tuaj.

Ujori

Herë pas here yjet na ftojnë të mos tregohemi shumë racionalë dhe të përjetojmë emocionet në mënyrë spontane dhe pa u menduar shumë. Kjo është pak a shumë ajo që mund t’ju ndodhë të martën, atëherë kur idili mes diellit dhe Saturnit do të jetë sinjali i qartë që raportet dhe lidhjet mund të jenë më të mira se zakonisht. Ndikimi negativ i Mërkurit përshkruan mjaft mirë nevojën që të paktën për pak kohë të mos mendoheni shumë. Mos pretendoni gjithmonë pasion dhe iniciativë nga personi që dashuroni. Provoni ta merrni ju iniciativën, të ndihmuar edhe nga hëna e re. Në fundjavë, partneri do t’jua shpërblejë me një surprizë të vogël por të këndshme.

Peshqit

Për disa javë Venusi ju ka ndihmuar të përballoni me lehtësi sfidat e shumta që ju paraqet qielli. Por tani ai s’do të jetë më i pranishëm në shenjën e peshqve duke i lënë të vetëm të përballen me yjet. Por megjithatë, të martën, të lindurit e kësaj shenje do të mund të mbështeten në miqësinë e gjatë me Mërkurin, që do t’i ndihmojë në idetë dhe në raportet e tyre. Peshqit do të dinë të fitojnë simpatinë dhe bashkëpunimin e njerëzve të rëndësishëm për ta dhe të atyre që kanë një rol në të tashmen e tyre dhe që do të donin t’i kishin pranë. Përfitoni nga hëna e re e ditës së enjte që të viheni në provë për sa i përket parave dhe iniciativave praktike.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tirana e mbyll në krye

Story i radhës

Britania dëshiron t’i japë Ukrainës raketa kundër anijeve

Të fundit nga

ShkoLartë