njihuni me fshatin ku nuk votoi asnje banor 6908aeb1620a4

Njihuni me fshatin ku nuk votoi asnjë banor

November 3, 2025
1 minut lexim

Një nga të dhënat më të pazakonta nga raundi i dytë i zgjedhjeve lokale që u mbajt dje vjen nga Komuna e Sarajt në Shkup, përcjell TV21. Sipas raportimeve, në vendvotimin 2444, në Shkollën Fillore të fshatit Raoviq, është regjistruar një bojkotim absolut, respektivisht nuk ka votuar askush, marrë parasysh se Sarai dje ka votuar për zgjedhje të kryetarit në Qytetin e Shkupit.

Nga gjithsej 214 votues të regjistruar në listën zgjedhore të këtij vendvotimi, asnjë qytetar nuk e ushtruar të drejtën e tij të votës.

Jehona e votuesve në komunën e Sarajit në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale ishte 11,45 për qind. Në nivelin e gjithë Komunës së Sarajt, në garën për Qytetin e Shkupit, kandidati i VMRO-DPMNE-së, Orce Gjorgjievski, ka marrë 3.589 vota (85,15%), ndërsa kandidati i Levicës, Amar Mecinoviq, ka marrë 446 vota (10,58%).

Sipas 100% të votave të përpunuara për Qytetin e Shkupit, Orce Gjorgjievski ka fituar gjithsej 95.572 vota, ndërsa Amar Mecinoviq 61.475 vota.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ibrahimi u pensionua nje klase politike qe oferte e kishte propaganden 6908ae15b6d97
Lajmi i mëparshëm

Ibrahimi: U pensionua një klasë politike që ofertë e kishte propagandën

veliaj pritet vendimi i kushtetueses ish bashkiaku paditi qeverine per shkarkimin nga detyra 6908b0155f2ec
Lajmi i radhës

Veliaj, pritet vendimi i Kushtetueses/ Ish bashkiaku paditi qeverinë për shkarkimin nga detyra

Të fundit nga

ShkoLartë