njevjecarja vdes pasi mbeti per ore te tera e mbyllur ne makine ne gjermani 6a343070d2674

Njëvjeçarja vdes pasi mbeti për orë të tëra e mbyllur në makinë në Gjermani

June 18, 2026
1 minut lexim

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Gjermaninë, ku një vajzë vetëm njëvjeçare humbi jetën pasi qëndroi për disa orë e mbyllur në një automjet të parkuar në qytetin Schorndorf, në landin Baden-Württemberg.

Sipas mediave gjermane dhe informacioneve paraprake nga hetimet, fëmija dyshohet se ishte harruar në automjet nga nëna e saj 44-vjeçare.

Policia bëri të ditur se të mërkurën, rreth orës 14:50, pranoi një njoftim për një fëmijë pa shenja jete në një makinë të parkuar në rrugën “Richard-Kapphan”. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur ekipet emergjente, të cilat nisën përpjekjet për reanimim.

Megjithatë, pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve, vajza nuk arriti të mbijetojë dhe u shpall e vdekur.

Sipas të dhënave të deritanishme, nëna e kishte gjetur fëmijën vetëm në orët e pasdites, disa orë pasi e kishte lënë në automjet.

Autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie, ndërsa pritet të përcaktohet saktësisht se sa kohë fëmija kishte qëndruar brenda automjetit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

protestuesit kapin ne befasi deputetet i bllokojne ne kuvend 6a343035c17da
Lajmi i mëparshëm

Protestuesit kapin në befasi deputetët, i bllokojnë në Kuvend

policia nderhyn ne xhirimet e serialit shoqerohet ne komisariat aktori kryesor 6a34313c2d418
Lajmi i radhës

Policia ndërhyn në xhirimet e serialit , shoqërohet në komisariat aktori kryesor

Të fundit nga

ShkoLartë