njesia b2 e tc kosova b rikthehet ne operim pas perfundimit te remontit 6a220ef8d7d1e

Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit të remontit

June 5, 2026
1 minut lexim

Njësia B2 e Termocentralit Kosova B është rikthyer me sukses në operim pas përfundimit të remontit të rregullt vjetor, të planifikuar sipas Bilancit Vjetor Elektroenergjetik për vitin 2026.

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur se njësia ka startuar në orët e pasdites dhe është sinkronizuar me sukses në rrjetin energjetik rreth orës 20:00, duke rikthyer në sistem një nga kapacitetet kryesore prodhuese të energjisë elektrike në vend.

Sipas KEK-ut, përfundimi me sukses i remontit dhe rikthimi i njësisë në operim është rezultat i angazhimit, profesionalizmit dhe përkushtimit të punonjësve dhe stafit teknik të Termocentralit Kosova B, të cilët kanë punuar intensivisht gjatë gjithë periudhës së remontit për realizimin e aktiviteteve të planifikuara.

Gjatë kësaj periudhe janë kryer një sërë ndërhyrjesh teknike dhe aktivitete mirëmbajtëse, të cilat synojnë rritjen e besueshmërisë operacionale, sigurisë teknike dhe performancës së njësisë, duke krijuar kushte për funksionim stabil në muajt në vijim.

Rikthimi i njësisë B2 në prodhim konsiderohet një zhvillim i rëndësishëm për sistemin elektroenergjetik të Kosovës, pasi kontribuon drejtpërdrejt në forcimin e sigurisë së furnizimit me energji elektrike dhe stabilitetin e rrjetit energjetik.

KEK ka ritheksuar përkushtimin për zbatimin e planit të mirëmbajtjes dhe modernizimit të kapaciteteve gjeneruese, me synim garantimin e prodhimit të qëndrueshëm, të sigurt dhe të besueshëm të energjisë elektrike për qytetarët dhe ekonominë e Kosovës.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kf shkendija ultimatum ffm se me largim nga futbolli i maqedonise se veriut 6a21f86f934df
Lajmi i mëparshëm

KF Shkëndija ultimatum FFM-së me largim nga futbolli i Maqedonisë së Veriut

italia drejt energjise berthamore dhoma e deputeteve miraton ligjin reaktoret e pare gati ne vitet 2034 2035 6a220fd4656f8
Lajmi i radhës

Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035

Të fundit nga

ShkoLartë