Njëri prej liderëve absolutë të “Zonjës së Vjetër”

November 6, 2022
1 minut lexim

Te Juventusi do të ketë ndryshime të më dha në fund të këtij sezoni, duke parë se shumë gjëra nuk po ecin në drejtimin e duhur dhe një prej tyre mund të jetë edhe çështja e shiritit të kapitenit.

Leonardo Bonuçi nuk ka dyshime se është një flamur i skuadrës bardhezi, por fakti që ai nuk po luan me vazhdimësi ka bërë që në klub të përflitet emri i ri që do ta trashëgojë.

I përzgjdhuri është Danilo Luiz, mbrojtësi i djathtë brazilian, por që, që kur ka mbërritur në Torino ka mbuluar thuajse të gjitha rolet në fushë, me përjashtim të atij të portierit.

Njëri prej liderëve absolutë të “Zonjës së Vjetër”, gjithsesi nuk është i fiksuar me këtë fakt, por shpreson dhe kërkon se që nga e diela ndaj Interit, Juventusi të ndryshojë trajektorën e sezonit:

“Pranova që të vesh bluzën e Juventusit sepse e njoh historinë e këtij klubi dhe duke qenë pjesë e tij, pas një humbjeje nuk mund të kënaqem dhe të them se ishte një paraqitje e mirë dhe kaq.

Sigurisht, ne po rinisim të bëjmë disa gjëra shumë të mira, siç është të rigjeturit besimin në grup, të luajmë të përqendruar, por sërish duhet të nisim të bëjmë gjëra që nderojnë emrin e klubit dhe bluzës që veshim”, bën hyrjen e tij për DAZN braziliani.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Arseni në Llojan, vitin tjetër studim fizibiliteti dhe tender për kompaninë që do e pastrojë

Story i radhës

Kosova e Kurtit në rrezik opozita dhe qeveria e Shqipërisë me Vuçiqin e Serbisë

Të fundit nga

ShkoLartë