Njëri i kërkuar për vrasje tjetri për atentat, arrestohen në Europë dy shqiptarët e shumëkërkuar – ekstradohen drejt Shqipërisë

Dy shqiptarë të shumëkërkuar për dy vepra të ndryshme penale janë arrestuar jashtë vendit dhe janë ekstraduar drejt Shqipërisë.

Policia bën me dije se gjatë një operacioni në Bruksel është vënë në pranga Mariglen Përgjini i dënuar me 18 vite burg për vrasje dhe 3.4 vite burg për trafik droge.

Ndërkohë që në Greqi është bërë i mundur arrestimi i Eraldo Memajt, i dënuar me 11 vite burg për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Njoftimi i policisë

Vijon bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht.

Falë shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve, janë kapur në Bruksel dhe në Greqi, si dhe janë ekstraduar drejt Shqipërisë, 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

-Specialistët e Interpol Tiranës ekstraduan nga Brukseli, drejt Shqipërisë, shtetasin Mariglen Përgjini.

Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar këtë shtetas, me 18 vjet burgim për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit luftarak”, kryer më shumë se një herë.

Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat e ka dënuar shtetasin Mariglen Përgjini me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dënim i cili është konvertuar më pas në shërbim prove.

-Gjithashtu po si rezultat i shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, u bë kapja dhe ekstradimi nga Greqia drejt Shqipërisë, i shtetasit të kërkuar Eraldo Memaj, banues në Pukë.

Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar këtë shtetas me 11 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit luftarak”.

Ky shtetas në vitin 2013, në Pukë, për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin P. V.

Interpol Tirana vijon shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimin me homologët, me qëllim kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ambasadori izraelit në Kanada jep dorëheqje për shkak të politikave të qeverisë së Netanyahut

Story i radhës

Kiara Tito flet sërish për lidhjen me Butrint Imerin: Ishte dashuria ime e parë

Të fundit nga