Ambasadori izraelit në Kanada jep dorëheqje për shkak të politikave të qeverisë së Netanyahut

Ambasadori i Izraelit në Kanada, Ronen Hoffman, i emëruar më parë nga ish-kryeministri Yair Lapid, tha të shtunën se do të japë dorëheqje këtë verë për shkak të papajtueshmërisë me politikat e qeverisë së re izraelite, transmeton Anadolu Agency (AA).

Hoffman shkroi në letrën e tij të dorëheqjes se ai nuk mund të vazhdonte punën e tij në dritën e politikave të qeverisë së re të udhëhequr nga kryeministri Benjamin Netanyahu, raportoi gazeta izraelite “Haaretz”.

Ministri i Jashtëm izraelit, Eli Cohen pranoi dorëheqjen e Hoffman-it pasi ai dërgoi një letër duke thënë se nuk mund të vazhdonte më të shërbente si ambasador.

Ambasadori i Izraelit në Paris, Yael German, gjithashtu dha dorëheqje më 29 dhjetor kur qeveria e Netanyahut mori votëbesim në Parlament.





Story i mëparshëm

Patriarkana Armene e Türkiye-s dënon aktin e djegies së Kuranit në Suedi

Story i radhës

Njëri i kërkuar për vrasje tjetri për atentat, arrestohen në Europë dy shqiptarët e shumëkërkuar – ekstradohen drejt Shqipërisë

Të fundit nga