Njerëzit me forcë të madhe mendore i kanë këto tipare

February 8, 2022
min lexim

“Aftësia për të punuar shumë, dhe për të reaguar ndaj dështimit dhe fatkeqësive; cilësia e brendshme që u jep mundësi individëve të punojnë shumë dhe t’i përmbahen pasioneve dhe qëllimeve të tyre afatgjata.”

Veproni gjithmonë sikur të keni kontrollin e plotë të situatës

Ekziston një shprehje e madhe e Ignatiusit:“Lutuni sikur Zoti të kujdeset për të gjithë; veproni sikur gjithçka të varet nga ju!” E njëjta premisë vlen edhe për fatin. Shumë njerëz mendojnë se fati ka shumë të bëjë me suksesin ose dështimin. Nëse ata kanë sukses, fati i favorizoi ata, dhe nëse ata dështojnë fati ishte kundër tyre.

Shumica e njerëzve ndjejnë se fati ka luajtur një rol në suksesin e tyre. Por njerëzit e suksesshëm nuk presin fatin e mirë apo të shqetësohen për fatin e keq. Ata veprojnë sikur suksesi ose dështimi të jenë tërësisht nën kontrollin e tyre.

Lërini mënjanë gjërat tek të cilat nuk keni aftësi të ndikoni

Forca mendore është si forca e muskujve, askush prej tyre nuk ka një energji të pakufizuar. Atëherë, pse të harxhoni fuqinë tuaj mbi gjëra që nuk i kontrolloni dot?Për disa njerëz,një ndër gjërat është politika. Për të tjerët, familja. Për të tjerët, është ngrohja globale.

Çfarëdo që të jetë, ju kujdesuni,dhe uroni që edhe të tjerët të kujdesen. Ok, ja çfarë mund të bëni:Votoni. Merrni ndonjë këshillë. Ricikloni dhe zvogëloni kontributin tuaj në ndotjen e mjedisit. Bëni atë që mund të bëni. Bëhu vetë ndryshimi.

Shiheni të kaluarën si një përvojë të vlefshme, dhe asgjë më shumë

E kaluara është e vlefshme. Mësoni nga gabimet tuaja. Mësoni nga gabimet e të tjerëve. Më e lehtë të thuhet sesa të bëhet? Varet nga perspektiva juaj. Kur ju ndodh diçka e keqe, shiheni atë si një mundësi për të mësuar diçka që nuk e dinit.

Kur një person tjetër bën gabim, mos mëso vetëm prej tij, shihe atë si një mundësi për të qenë i sjellshëm, falës dhe mirëkuptues. E kaluara është vetëm përvojë; ajo nuk te përcakton ty.

Numëroni bekimet tuaja

Çdo natë para se të fikni dritën dhe të flini gjumë, ndaluni për një 1 sekondë dhe mos u shqetësoni për ato që nuk keni. Mos u shqetësoheni për atë që kanë të tjerët, dhe që ju nuk e keni. Mendoni se çfarë keni. Ju keni shumë gjëra për të cilat duhet të jeni mirënjohës. Ndiheni shumë mirë kur i numëron ato apo jo? Të ndjerit më mirë me veten tuaj, është mënyra më e mirë për të gjithë për të ri–karikuar “bateritë”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Nafta u ul në 91 dollarë para rifillimit të bisedimeve SHBA-Iran

Story i radhës

Luhen katër ndeshjet e kthimit të fazës çerekfinale

Të fundit nga

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot parashihet të jetë jetë mot i vranët e me intervale me diell. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë celsius. Ndërsa, maksimalet
ShkoLartë