“Njerëzit do marrin çfarë humbën”/ Mitsotakis, plan për të përballuar krizat klimatike

min lexim

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis në fjalimin e tij në Panairin e 87-të Ndërkombëtar të Selanikut ka prezantuar mbrëmjen e së shtunës masat strukturore dhe financiare që do të marrë qeveria për të mbështetur shoqërinë dhe të prekurit nga katastrofat që shkaktoi stuhia Daniel në zonën e Thesalisë, si dhe planin për riorganizimin e Mbrojtjes Civile.

Ai ka theksuar se qeveria e tij do të kryejë një riplanifikim radikal për të ardhmen, të përshtatur për situata të vështira të ndryshimeve klimatike siç ishin këtë verë zjarret më të mëdha dhe përmbytjet më të rënda që ka përballoi ndonjëherë Greqia në historinë e saj.

Prioriteti ynë i parë është të ndihmojmë qytetarët në zonat e përmbytura, të mbështesim bizneset, fermerët dhe blegtorët“- tha Mitsotakis.

“Isha në Evros dhe Thesali. Pashë shkatërrimin dhe dëshpërimin e njerëzve përballë sulmit të natyrës. Për këtë marr dy angazhime: Së pari, që çdo gjë që kemi humbur, shteti dhe qytetarët, do ta rindërtojmë bashkë. Por ne do ta bëjmë më mirë duke shmangur gabimet e së shkuarës. Me fonde europiane dhe kombëtare që do të rikthejnë ritmin e jetës në shoqëri dhe ekonominë e zonave të prekura. Angazhimi im i dytë: Ne do të bëjmë çmos që kjo betejë e pabarabartë me krizën klimatike të mos jetë e humbur“- vijoi më tej kryeministri grek.

Midis masave të shpallura Mitsotakis ka veçuar atë të sigurimit të detyrueshëm të të gjitha shtëpive dhe bizneseve për shkak të krizës klimatike dhe pasojave që ajo shkakton.

Gjithashtu ai ka theksuar se nuk do të bëjë kurrë kompromis për stabilitetin fiskal që vendi të mos përjetojë përsëri kriza financiare duke shtuar se objektivi i suficitit primar prej 0.7% në fund të vitit është i panegociueshëm .

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gara e Robotikës, Rama: Fëmijët e rinia janë thesari më i çmueshëm që kemi

Story i radhës

Ymeri: Referi kryesor ishte tendencioz, penalltia ishte klasike!

Të fundit nga