Silikoni mund të jetë standardi de-fakto i çipeve kompjuterikë, por së shpejti mund të ndryshojë nëse një hulumtim i ri nga MIT, Universiteti i Houston dhe institucione të tjera duhet të besohet.
Arsenidi i boronit kubik, një material kimik i krijuar nga kombinimi i boronit dhe arsenikut, mund të jetë një përçues më i mirë duke kapërcyer disa prej dobësive të salikonit kur bëhet fjalë për ndjeshmërinë ndaj nxehtësisë.
Hulumtimi i publikuar në Science thotë se arsedini i boronit kubik ka “përçueshmërinë e tretë më të lartë se çdo material tjetër pas diamantit dhe nitridit të boronit kubik.”
Megjithatë sipas hulumtuesve më shumë punë duhet për të kuptuar nëse arsedini i boronit kubik mund të bëhet praktik, ekonomike dhe të zëvendësojë salikonin.
Por edhe në të ardhmen e afërt, materiale mund të gjejë përdorim ku aspektet e tij mund të bëjnë diferencën sipas hulumtuesve.
Nuk është ky i vetmi material që mund të zëvendësojë salikonin një ditë. Hulumtuesit e Universitetit të Ilinois kanë ndërtuar procesorë 4-bit dhe 8-bit duke përdorur plastikë me një nivel suksesi prej 81%, të paktën për modelet 4-bit.
Arsenidi i galiumit ndërtuar nga galiumi dhe arseniku, përdoret gjerësisht tek lazerët si alternativë e salikonit. /PCWorld Albanian