Në Akademinë Solemne për të shënuar njëvjetorin e themelimit të Lëvizjes “Znam”, kreu I saj, Maksim Dimitrievski, deklaroi se Platforma e premtuar për unitet kombëtar maqedonas dhe definimi i interesave kombëtare maqedonase apo “linjat e kuqe” maqedonase, nga nesër në Kuvend do t`u ofrohet partive parlamentare.
“Qëllimi i Platformës është t`i bëjë bashkë të gjithë faktorët politik, të ndërtojë qëndrim shtetëror me të cilën do të sigurohet dhe garantohet rruga dinjitoze e Maqedonisë për realizimin e qëllimit strategjik – anëtarësimi fuqiplotë në BE. Është koha që Maqedoninë ta kthejmë drejt parimeve të Krushevës. “ZNAM” ofron platformë për unitet kombëtar, për të ndërtuar bashkë një Maqedoni të fuqishme të lirë dhe evropiane, ku të gjithë qytetarët janë të barabartë dhe përgjegjësitë ndaj brezave të ardhshëm. Për paqë, liri dhe bashkëjetesë të vërtetë. U bëj thirrje që të bashkohemi rreth vlerave të përbashkëta. Mjaft me ndasi dhe mosrespekt” – thuhet në thirrjen e Lëvizjes “Znam” të bërë publike në njëvjetorin e themelimit të partisë. /tvklan.mk/
Burimi: TV KLAN