Një veturë shpërtheu në një qytet të pushtuar në Ukrainë, plagoset rëndë një lider separatist prorus

1 minut lexim

Në Berdiansk, një qytet bregdetar i pushtuar në juglindje të Ukrainës, shpërtheu vetura e liderit separatist Artem Bardin.

Pas shpërthimit të veturës, ka pasur të shtëna. Bardin u shtrua në spital në gjendje të rëndë, njoftuan separatistët.

Administrata separatiste dhe pro-ruse e Berdianskut sqaroi se tre vetura civile u dëmtuan gjithashtu gjatë shpërthimit, raporton skynews.

Administrata separatiste e quajti incidentin një sulm terrorist dhe premtoi hakmarrje.

Ushtria ruse pushtoi pjesën Azov të rajonit Zaporizhzhya dhe të gjithë rajonin Kherson, si dhe qytetet Kherson, Melitopol dhe Berdyansk.

Në të dy rajonet u formuan administrata pro-ruse, përfaqësuesit e tyre njoftuan planet për të mbajtur një referendum për bashkimin me Rusinë.

 

Story i mëparshëm

Pendarovski: Opozita me referendum dëshiron të pyes qytetarët për ndërprerje të anëtarësimit në BE

Story i radhës

Edhe një largim nga FC Shkupi

Të fundit nga