Arsenal kthen sytë nga Marcos Asensio.
Pas refuzimit të Wolves për të shitur Pedro Neton, “topçinjtë” kanë përzgjedhur pikërisht spanjollin si futbollistin e duhur për t’iu bashkuar projektit të klubit.
Mikel Arteta e pëlqen shuam Asension, i cili momentalisht nuk bën pjesë në planet e Realit të Madridit dhe spanjollët kanë ndërmend ta shesin, për të mos e humbur me parametra zero verën e ardhshme, kohë kur i skadon edhe kontrata.
Për spanjollin kanë shfaqur interes edhe “djajtë e kuq” të Manchesterit, që janë gati të paguajnë rreth 25 milionë euro, teksa duket se një rol mjaft të rëndësishëm do të luajë edhe dëshira e vetë futbollistit, që deri tani ka refuzuar të gjithë ofertat.