Një tjetër incident sigurie godet Okta

Okta është duke u përgjigjur ndaj një incidenti sigurie për herë të dytë këtë vit. Raportuar nga BleepingComputer, Okta filloi të njoftonte konsumatorët ditën e sotme përmes e-mail-it për një event që shikoi një palë të huaj të vidhte kodin burimor të kompanisë.

Në fillim të muajit Dhjetor, Okta u njoftua nga GitHub për akses të dyshimtë në depot e kodeve online. Pas një hetimi Okta tha se dikush ka përdorur aksesin për të kopjuar kodin burimor por nuk kanë fituar akses në sistemet e menaxhimit të aksesit dhe identitetit.

Okta tha se është duke njoftuar konsumatorët për incidentin e sigurisë. Kompania tha asnjë informacion i tyre nuk është kompromentuar.

Ndërsa dëmi në incidentin GitHub është minimal, është një test për Okta. Pas thyerjes së sigurisë nga Lapsus$ që shikoi hakerët nga banda e ransomwareve të aksesojnë dy llogari konsumatorësh, kompania pranoi se kishte bërë gabim për mënyrën e menaxhimit të incidentit.

U deshën dy muaj që Okta të njoftonte konsumatorët se çfarë kishte ndodhur. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Konjufca, deputetit të VV’së: S’mund të votosh edhe për edhe kundër

Story i radhës

Japonia këtë vit mund të regjistrojë nivelin më të ulët historik të lindjeve

Të fundit nga