Xhiro e katërt e Superligës së Kosovës do të kompletohet sot me tri ndeshje të tjera që premtojnë lojë të bukur dhe mjaftë interesante.
Drita që ka një fitore dhe një barazim në dy ndeshjet e para do të ballafaqohet me Ferizajn në udhëtim me fillim nga ora 17:00.
Në po të njëjtin orar do të startojë edhe ndeshja kryesore e ditës ndërmjet Llapit dhe Prishtinës e cila do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Ndërsa në mbrëmje, me fillim nga ora 20:00, Ballkani luan në rolin e vendasit kundër Dukagjinit. Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.